• |
ide | kryesore

Mozzik dhe Getinjo i bashkohen nismës #Savetheart

-Instant, Paparazzi, Slider

Mozzik dhe Getinjo i janë bashkuar së fundmi një nisme shumë të rëndësishme në rrjetet sociale.

Ka qenë Getinjo ai që ka ndarë një postim në Instagram, ku u bënë thirrje aristëve të të gjitha zhanreve të bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë që vëmendja të drejtohet tek ta.


Nën hashtagun #SaveTheArts dy vëllezërit i bashkohen kështu një nisme shumë të rëndësishme në mbarë botën, që lidhet me kapërcimin e krizës që ka shkaktuar pandemia tek arti.

Të gjithë profesionistëve të filmit, televizionit, teatrit, argëtimit dhe botës së artit, bashkohuni me sfidën për të postuar një foto tënden në punën tuaj. Vetëm një foto, pa përshkrim. Qëllimi është përmbytja e rrjeteve sociale me profesionin tonë. Kopjo tekstin dhe posto një foto. #SaveTheArts

Muzikantë, aktorë, këngëtarë, regjisorë, balerinë, etj., në vende të ndryshme po bëhen bashkë dhe po ngrejnë zërin në mënyrë që shteti të kthejë sytë nga ata.

Po ashtu në Internet qarkullon edhe një peticion me të njëjtin emër dhe qëllim.

Art janë librat që lexoni, shfaqjet televizive që shikoni, muzika që po dëgjoni, dhe çdo gjë që ju magjeps. Artet provokojnë biseda, nxisin ndryshime, pasqyrojnë humbjet tona dhe festojnë sukseset tona.

Para dhe gjatë pandemisë, artet na kanë mbajtur të shoqëruar, kemi qenë një zë, një arratisje dhe shpresë.

Ndërsa shtetet po përpiqen të dalin fitues nga pandemia dhe bizneset përpiqen të rimëkëmben, sektori i arteve dhe kulturës do të jetë i fundit që do të rikuperohet në çfarëdo mënyre. Galeritë dhe muzetë mbeten të mbyllura, nuk mund të xhirohen filma,të mbahen festivalet, koncerte.

Artistët e të gjitha disiplinave kanë humbur aftësinë për të gjeneruar të ardhura – nuk kanë ku të performojnë, asnjë mundësi për të shitur bileta, asnjë vend për të shfaqur artin e tyre.

Organizatat e artit që u mundësojnë artistëve të krijojnë, u sigurojnë punëtorëve të arteve punësim dhe i ofrojnë audiencës përvoja artistike dhe kulturore në mbarë botën, përpiqen dëshpërimisht të gjejnë rrugë për të hapur dyert e tyre në një mënyrë të sigurtë dhe të zbatueshme nga ana financiare.

Investimi te bota e artit është thelbësor tani. Pa atë do të ketë një humbje të pakthyeshme të mençurisë dhe aftësive pasi njerëzit lëvizin jashtë sektorit në kërkim të punës diku tjetër. Artistët nuk do të jenë në gjendje të krijojnë dhe prodhimi artistik do të ngecë.

Kjo nismë erdhi pasi artistë, njerëz të artit, dhe organizata të artit kanë nevojë për mbështetjen e njerëzve dhe politikës që të kthehen sytë edhe nga ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu