• |
ide | kryesore

Ibrahimovic i injoron të gjithë: “Rangnick nuk e di kush është, nuk jam lojtar për Europa League”

-Instant, Sport



“Ibra luan për të fituar dicka ose përndryshe rri në shtëpi. Ibra nuk është lojtar për Europa League e Milan nuk është një klub për Europa League”. Fjalët e thëna nga sulmuesi suedez duket se e largojnë edhe më shumë Ibrahimovic nga ngjyrat kuqezi. Takimi me administratorin Gazidis, thotë Ibrahimovic për Sportëeek, është i nevojshëm por “nëse gjërat janë kështu, vështirë se qendroj”. Batutën suedezi e rezervon për atë që është i destinuar të ulet në pankinën e Milan në vend të Pioli: “Rangnick? Nuk e njoh kush është”.

“Klub pa projekt, nëse qendroj është vetëm për pasion”, ka thënë Ibra një muaj më parë gjatë një konfrontimi në Milanello mes skuadrës e Gazidis, duke shprehur dyshimet mbi Milanin e të ardhmes. “Unë dua të jem vendimtar në fushë, nuk dua të bëj maskotën. Më vjen keq për tifozët sepse mund të mos më shohin më live”, tha suedezi pas fitores me Juventus.

Në lidhje me të ardhmen e mundshme post Milan Zlatan nuk i prish ekuilibrat. “Nuk e di nëse ka një klub tjetër pas Milan, unë nuk i mbyll kurrë dyert. Por shkoj vetëm në një vend ku komandoj, jo në një vend ku fjalët nuk vlejnë asgjë – ka thënë ai – Kam ende shumë pasion për atë që bëj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *