• |
ide | kryesore

Policia Los Angeles ende pa shpresë për gjetjen e trupit të Naya Rivera

Paparazzi, Slider



Autoritetet janë ende në kërkim të trupit të aktores Glee Naya Rivera, e cila humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçarAta kanë publikuar pamjet e nënës dhe djalit të saj Josey, teksa mbërrijnë në Liqenin Piru dhe hipin në varkën e tyre të vogël, e cila u gjend vetëm me djalin në bord duke fjeturDepartamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën.

Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen.Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord. Tashmë shpresat për të kanë humbur dhe operacioni nuk quhet më një operacion kërkim-shpëtimi, por vetëm për gjetjen e trupitZhytësit thonë se ujërat janë të errët dhe plot bimë, duke kufizuar shikueshmërinë e tyre dhe autoritetet paralajmërojnë se trupi i Rivera-s mund të mos gjendet nëse është ‘i ngatërruar në diçka nën ujë’. Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar dje në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *