• |
ide | kryesore

Video/ “Katundar i k**it”: reagimi i Gasperini ndaj provokimit të tifozit të Napolit ka plasur polemikat

-Instant, Sport, Video



Një stuhi e vërtetë polemikash është përplasur mbi Atalantën, Gasperinin e një drejtues të klubit bergamask, jo për barazimin 2-2 me Juventus, por për atë që ndodhi përpara takimit, kur Dea mbërriti në Torino. Tifozi napoletan, duke iu afruar teknikut zikaltër që sapo kishte zbritur nga autobusi i skuadrës, e kishte pyetur në mënyrë provokuese: “Pas 10 vjetësh do ta luani ndeshjen apo do tia dhuroni si zakonisht? Forca Napoli!”, dëgjohet në një video që qarkullon tashmë në rrjetet sociale.

Referimi ishte për Juventus, por kjo e ka bezdisur Gasperinin, që fillimisht tentoi ta largonte pastaj iu përgjigj: “K**ush, shko të bësh një xhiro”. E ndërsa tifozi po largohej, një shoqërues i skuadrës vazhdoi fyerjet: “Kokë k**i, katundar i k**it “, dëgjohet në video. Fyerje që kanë provokuar indinjatë e madje edhe tërbim në rrjetet sociale.

Ngjarja nuk ka kaluar pa vëmendje edhe për Prokurorinë federale, që, sipas asaj që bën të ditur Ansa, është aktivizuar duke hapur një procedim kundrejt një team manager Mirco Moioli e ndaj klubit për përgjegjësi objektive.



1 Comment

  1. Me termin “terroni” verioret ju referohen me percmin jugoreve . Pra jugoret jane njerez qe merren me token.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *