• |
ide | kryesore

Osimhen, blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit: nigeriani firmos në Sardenjë

-Instant, Sport



Victor Osimhen do të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së Napolit: Aurelio de Laurentiis do të derdhë në arkat e Lilla 81 milionë euro, gati dyfishin e shpenzuar vitin e kaluar për Lozano. Një goditje rekord që do të përcaktohet sot në Sardenjë, në Porto Cervo, bashkë me Giuntolin që është nisur bashkë me avokatët Pompilio e Chiavelli për të marrë firmën e 21vjecarit nigerian. Pastaj do të kryhen vizitat mjekësore, ndërsa të enjten është parashikuar të bëhet edhe njoftimi zyrtar.

Nuk ka më asnjë dyshim: Victor Osimhen do të jetë një lojtar i ri i Napolit. Sulmuesi ka zgjidhur dyshimet e tij në orët e fundit e ka pranuar ofertën e napoletanëve: do të fitojë 5 milionë euro në vit, shifra të rëndësishme për klubin e kaltër. Një kapërcim i madh për 21 vjecarin që aktualisht fiton 800mijë euro në sezon.

Sulmuesi luna në qendër, por është provuar edhe në krah: do ti takojë Gattusos të gjejë pozicionin ideal në fushë. Një cmimi, 81 milionë euro, shumë i lartë pasi i riu shpërtheu në këtë sezon duke shënuar 18 gola në 38 ndeshje. Lilla pas Pepè, që u shit tek Arsenal verën e kaluar për 80 milionë, kryen një tjetër plusvalencë të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *