• |
ide | kryesore

I dashuri i dedikon një tatuazh Genta Ismajlit

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej disa kohësh, këngëtarja Genta Ismajli po shijon lidhjen e saj të dashurisë me partnerin turk të quajtur Usta.
Lidhja e tyre tashmë është e konsoliduar dhe veçse shkojnë kudo bashkë, Usta ka ardhur edhe në Kosovë për të takuar familjen e Gentës.

Madje, çifti ka treguar se i ka bërë edhe planet për martesë të cilat nuk janë shumë të largëta.

Duket se dashuria aq e madhe për këngëtaren shqiptare e ka shtyrë biznesmenin turk të bëjë një gjest shumë të ëmbël.
Ai ka gdhendur në trup emrin e Gentës, duke dashur të përjetësojë ndjenjën e tij.
Fotot janë ndarë në rrjetet e tyre sociale dhe këngëtarja duhet të ndihet në qiellin e shtatë nga ky gjest dashurie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *