• |
ide | kryesore

Ndryshimi i menaxherit rrëzoi tratativën, Napoli nuk heq dorë: “Për Osimhen në fazë finale”

-Instant, Sport



Victor Osimhen është duke u bërë lojtar i Napolit, përsëri. Konfirmimi ka mbërritur direkt nga drejtori i përgjithshëm i Lille. “Jemi në fazën e fundit – ka thënë Marc Ingla, sipas asaj që bën të ditur L’Equipe – Lojtari ka bërë zgjedhjen e tij, është mëkat ta shohësh të largohet, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën e merkatos”, ka thënë drejtuesi francez, duke fshirë frikën që përjetuan në Napoli pas ndryshimit të menaxherit nga lojtari, që e ktheu tratativën me klubin e De Laurentiis në pikën zero.

“Nuk mund të mos vlerësojmë atë që është modeli ynë ekonomik. Duke parë parametrat e klubit tonë nuk duhet të konsiderojmë vetëm importin e transferimit (Lille ka kërkuar 81 milionë për Napolin që synon të shkojë në 60 mes pjesës fikse e bonus) por edhe pagesën që i është ofruar lojtarit – ka shtuar manaxheri katalanas -. Ne nuk jemi një destinacion final. Tek ne lojtarët rriten, përdorin talentin e tyre, por ndërtojnë edhe bazat për karrierën e tyre të ardhshme”, ka përfunduar Ingla. Kështu, në Napoli kanë nisur sërisht të ëndërrojnë për Osimhen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *