• |
ide | kryesore

Uzuni transferohet tek Ferencvaros: nga Tomorri në Budapest me Laçin trampolinë

-Instant, F1, Sport



Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët shqiptarë që shpërthyen në Kroaci, edhe pse kualitetin e kishte treguar me Lacin dy vite më parë, e tashmë do të testojë veten në një kampionat të ri, pas zyrtarizimit të sulmuesit beratas tek Ferencvaros në Hungari. Talenti shqiptar është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, me 300 mijë euro në sezon.

Uzuni ka mbërritur në Hungari dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri, edhe pse duhet më parë të mbyllë kampionatin me kroatët, për tu transferuar në klubin e Budapestit vetëm në shtator. Shifra e transferimit është 1.8 milionë euro, ku 360 mijë euro do të shkojnë për Laçi, që kishte treguar zgjuarsinë të mbante 20% të kartonit në rast të një shitje të mundshme të futbollistit.

Rrugë e gjatë e bërë nga Uzuni, që u rrit në moshat e Tomorrit, skuadrës së vendlindjes, përpara se të kalonte tek Apolonia. Loja e shpejtë e sulmuesit ra në sytë e bardhezinjve të Lacit, ku lojtari bëri më shumë se mirë, edhe në kupat e Europës. Kapërcimin në kualitet lojtari e bëri në Zagreb, ku erdhi edhe thirrja e teknikut të kombëtares, në atë kohë Christian Panucci. Për italianin, Uzuni u bë i pazëvendësueshëm, situatë që ndryshoi me ardhjen e Rejas, por me transferimin në Budapest tek Ferencvaros, Uzuni shpreson të rikthehet protagonist edhe me fanellën kuqezi…

https://www.facebook.com/NKLokomotivaZagreb/posts/3140336829381687



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *