• |
ide | kryesore

Video/ Një fytyrë e palumtur në festën e Real Madrid: shikoni çfarë bën Bale

-Instant, Sport, Video



Në festën e Real Madrid për titullin e 34 në histori, kishte vetëm një fytyrë të palumtur… Gareth Bale është përsëri në qendër të kritikave, këtë herë jo se e ka zënë gjumi, por sepse nuk ka qenë entuziast për fitoren e, sidomos, se ka evituar të përshëndesë Zidane.

Në fillim maksën në sy sikur flinte në pankinë, pastaj gjesti i dylbive për Zidane e fushën e lojës. Tani, pavarësisht mbrëmjes festive, erdhi braktisja e terrenit të lojës ndërsa shokët gëzonin dhe përshëndeteshin me Zinedine Zidane. Sipas asaj që raporton Daily Mail, në fakt, nuk i ka shpëtuar syve të vëmendshëm, sjellja e Bale menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Villareal.

Është e dukshme edhe në një video të publikuar nga vetë Real Madrid si Bale mban distancë (jo sociale) e gati bën sikur ngre krahun lart. Është e qartë se uellsiani nuk ndihet pjesë e grupit kur shokët ngrenë lart Zidane për të festuar arritjen e tij si trajner. Bale heq dorë nga ai moment e vazhgon nga larg, deri kur largohet nga fusha. Janë me siguri ditët e fundit në Madrid…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *