• |
ide | kryesore

Arsyet përse nuk duhet mbajtur llastiku i flokëve në kyçet e duarve

-Instant, Stil



Llastiqet e flokëve janë një prej atyre aksesorëve qe nuk mungojnë kurrë në duart e një femre, sidomos gjatë stinës së verës. Por shumë pak prej tyre e dinë se çfarë dëmesh mund t’i shkaktojë shëndetit ky lloj aksesori. Më poshtë do të shihni 2 arsye përse nuk duhen mbajtur në kyçe llastikët e flokëve.

1. Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut.

Kur vendosni një llastik flokësh në kyçin e dorës, ju shtrëngoni enët e gjakut. Si rezultat, mund të zhvilloni sindromën e tunelit karpal, i cili shkakton dhimbje dhe mpirje të gishtërinjve.

2. Mund të shkaktojë një infeksion kërcënues për jetën.

Audree Kopp, nga SHBA, tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdimisht e bëni këtë veprim. Ajo gjeti një gungë në dorë që zmadhohej vazhdimisht. Mjeku i dha antibiotikë, por ato nuk e ndihmuan dhe ajo iu nënshtrua një operacioni.

Rezulton se kur mbani llastik flokësh në dorë për një kohë të gjatë, lëkura dëmtohet për shkak të fërkimit dhe ngjeshjes. Bakteret nga vetë llastiku dhe nga lëkura mund të hyjnë në këtë plagë dhe ta infektojnë atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *