• |
ide | kryesore

F1/ Nuk ka rivalë për Hamilton në Hungari: britaniku shkatërrues, lë një xhiro pas Ferrarin

-Instant, F1, Sport



Eshtë një super Lewis Hamilton ai që rrëmben vendin e parë në GP të Hungarisë. Një garë pa histori ajo e zhvilluar në Hungaroring nga britaniku që i shkatërron të gjithë duke e mbyllur garën me 8” avantazh mbi Red Bull të vendit të dytë të Max Verstappen. E mbyll shkallën e fundit të podiumit, Mercedes i Valtteri Bottas. Ferrari, që është lënë një xhiro pas nga Hamilton, duhet të kënaqet me vendin e gjashtë të Sebastian Vettel e të 11 i Charles Leclerc.

Që në Hungaroring nuk kishte shanse për të tjerët, duhet të ishte kuptuar nga shpejtësia e padëgjuar më parë e vendosur të shtunën, por jo gjithnjë gara pasqyron kualifikueset. Të përsëritesh është e vështirë, por jo për 6 herë kampionin e botës Lewis Hamilton, i cili nga kthesat e para të garës së tretë sezonale nuk e lëshon vendin e parë, duke fiuar sekonda xhiro pas xhirosh. Pas shpinës së tij, por pa e shqetësuar asnjëherë, janë Red Bull i Max Verstappen e shoku i skuadrës Valtteri Bottas, dy pilotët e vetëm që Hamilton nuk arriti ti kalonte për së dyti.

Garë në fakt që, në xhiron e pestë, sheh pozicionet të ndryshojnë në mënyrë atipike me gati të gjithë makinat që u kthyen në box për ndërrimin e gomave. Pak reshje shiu, gjatë garës, nuk i shqetësoi pilotët që pas britanikut shpresuan vetëm në një gabim të tij për të marrë më shumë, gjë që nuk ndodhi.

Fundjavë për tu harruar për dy makinat Ferrari që nuk arrijnë të kapin podiumin dhe mbeten një xhiro pas nga Hamilton. Pozicionin më të mirë nga SF1000 e mori ajo e Sebastian Vettel, që u pozicionua e gjashta pas Racing Point të Stroll e Red Bull të Albon. Vetëm vendi i 11, por me shumë vuajtje, për Charles Leclerc që gjatë garës është ankuar shumë për gjendjen jo optimale të makinës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *