• |
ide | kryesore

Juventus zgjedh qendërsulmuesin: Zapata është ai që do të zëvendësojë Higuain

-Instant, Sport



Juventus ka përcaktuar tashmë pasuesin e Higuain: është Duvan Zapata, sulmuesi kolumbian i Atalantas. Drejtuesit bardhezinj prej kohësh po negociojnë me bergamaskët mbi bazën e një oferte prej 30 milionë plus kartonin e Perin, në pronësi të Juventus e i huazuar tek Genoa. Eshtë kolumbiani qendërsulmuesi që kampionët e Italisë kanë zgjedhur për të marrë vendin e Pipita, që do të largohet në fund të sezonit.

Sarri e kishte të preferuar kolumbianin që në kohët kur drejtonte Napolin, në 2015 madje, vitin e parë me të kaltrit. Pikërisht atëherë nisi aventura e Zapata që kaloi nëpër Udine, Genova (tek Sampdoria), për të gjetur kurorëzimin përfundimtar në Bergamo nën udhëheqjen e Gasperinit. Nevoja për të mbuluar një rol që nuk mund të jetë ai i Cristiano Ronaldo e Dybala, e ka shtyrë Paratici në kërkim të qendërsulmuesve për sezonin e ardhshëm. Ka patur kontakte të vazhdueshme për të mbërritur tek Milik, por tani duket se është pikërisht Duvan Zapata në majën e listës së dëshirave të Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *