• |
ide | kryesore

Milan, largimi i Piolit tani është problem: “Është shumë i rëndësishëm, unë luaj për të”

-Instant, Sport



Milan post lockdoën vazhdon të fluturojë e të shënojë me një rregullsi të paparë. Me 5-1 ndaj Bolonjës kuqezinjtë blindojnë Europa League por, në fund të sezonit sipas planit duhet ti thotë lamtumirë Stefano Pioli, arkitekt i ringjalljes së kuqezinjve, bashkë me Zlatan Ibrahimovic. Por duket se ky veprim, me Ragnick që pret të marrë drejtimin e ekipit, nuk do të jetë kaq i thjeshtë. Të paktën duke gjykuar fjalët e Hakan Calhanoglu, një nga lojtarët më në formë: “Unë luaj për të, është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne” ka thënë fantazisti turk.

“Pioli më ka ndryshuar shumë si njeri e si lojtar – vazhdoi Calhanoglu – ai më lë të luaj si dua, i lirë, flet shumë me mua edhe jashtë fushës. Mund të them se luaj edhe për të sepse trajneri është një njeri shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua por edhe gjithë skuadrën. Jemi të gjithë të lumtur që kemi një trajner si ai. Ky grup është për tu rikonfirmuar – shtoi Calhanoglu – Nuk është e lehtë të luash cdo dy ditë. Këmbët tona janë të lodhura, por treguam zemrën e mentalitetin tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *