• |
ide | kryesore

Lajm i mirë, që nuk ka lajm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Sot m’u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të re nga fronti i Komitetit Politik, të përforcuar tashmë me pesha të rënda nga të dy palët.
Zoti Luli Basha u shfaq i qeshur nga Kosova, me shumë gjasa duke iu gëzuar faktit që e kishte detyruar Edi Ramën të pranonte pa bërë buzë autoritetin e fortë të Gaz Bardhit. Dhe kjo është një shenjë e qartë se fitorja e tij është e sigurt. Madje ajo shkon përtej, sepse është edhe një konfirmim i asaj historisë me lajmësa të Edi Ramës, që njëri të bëhej kryeministër dhe tjetri president, por që ai nuk e kishte pranuar.
I vetmi problem këtu duket se është Ilir Meta, i cili nuk figuron fare çfarë roli do të ketë në Shqipërinë e Re, por këtë çështje mbase do ta zgjidhë Komiteti i ardhshëm Politik, atë ditë që të mbarojnë zgjedhjet dhe Edi Rama të pranojë humbjen e padiskutueshme duke i dhënë dorën Gaz Bardhit.
Edhe zoti Edi Rama nuk tregonte të ishte i mërzitur pas takimit. Madje u duk sikur e kishte pranuar me qejf uljen e nivelit të përfaqësimit nga kundërshtarët, ndoshta edhe ngaqë e di se i ka ca probleme me do udhëheqës në Kosovë, të cilat mbase i zgjidh Luli si kryeministër në ardhje që është.
Tek e fundit, kur vjen fjala për shqiptarinë, të gjithë kanë treguar se hapin rrugë. Dhe ky rast nuk ka pse të jetë përjashtim nga rregulli. Ndërkohë, dukej hashiqare se ai ndjehej i gëzuar që e kishte shtyrë edhe një ditë tjetër drejt 30 korrikut, pa e ndryshuar aspak vendimin për hapjen e listave, por pa ua thënë fjalën e keqe atyre, që nuk e duan fare atë gjë.
Edhe Myslim Murrizi besoj se është ndjerë njësoj i lumtur si në ditën, kur hapja e listave u pranua për herë të parë si mundësi për t’u shqyrtuar nga Partia Socialiste. Edhe pse do të ketë vuajtur shumë, duke i përgjuar se mos i kap në flagrancë duke flirtuar gjatë mbledhjes, ngaqë mund të ketë marrë tmerr nga 17 maji e tre vjetëve më parë.
Por, për sa kohë që nuk ka parë gjë me sy dhe nuk ka prova për një mëkatim të fshehtë, nuk i takon të akuzojë njeri për një pazar tjetër. Nëse do të ketë, është ngjarje e sigurt se do të dalë i pari ta festojë Edi Rama dhe atëherë nuk do të ketë më në krah Gaz Bardhin, por vetë zotin Luli Basha. Dhe kjo mund t’ia kursejë sikletin e përgjimit zotit Murrizi.
Që do të thotë, me pak fjalë, se të gjithë sot, në mënyrën e vet, kanë hedhur pas edhe një ditë tjetër për t’iu afruar më shumë dhe pa ngjarje 30 korrikut.
No news, good news.



10 Comments

  1. NA DOLI KY QE ESHTE MARRE GJITHMON ME REFORMA DHE NJEHERE SU BE BURRRRRRRRRRRRRRRR PO NGELI SI LOQE…………..

  2. Eshte se çeshte,eshte nje palle qe quhet Astrit Patozi nga Kavaja qe mban zi akoma per Olldashin qe as per Baben e vet nuk do ta m’bante,qe e bon Deputet vetem se ishte nga Kavaja demokratike nga ku osht edhe Gaz Bardhi qe nuk ka vjedh edhe i kokerr kumull..Astrit Patozi permys kupen aty ku ha buken,demokrat kunder demokrateve qe boni Parti me ndihmen e Kryeministrit Rama jo konform ligjeve,qe ka nje Deputet nga Korca me mbiemrin Permeti.Tit Patozi dhe Jozefina tapallve nuk kandidun per Kryetare Partie edhe pse i luten qe te kandidonin,por kur fitoi Lul Basha i dolen kundra se PD nuk eshte mo PD pa Berishen kryetare.Kur ishte kryredaktor i rilindjes demokratike e katandisi ne ate derexhe sa as demokratet nuk e lexonin.Megjithese Titi dhe Xhozi nuk e kalojn javen pa sulmu Kryetarin e PD,Basha nuk i ka kthy kurre xhevape,me demek ha sa te dush.Lus Zotin qe Titit mos i ndali zemra po fitoi Basha aq shume hasret ka ky guri zuri kokpataja gjeneral pa ushtri.

  3. Po shkruan nue rilindas i degraduar nga Partia qe u fut ne zgjedhje ne menyre ilegjitime. Zot sic ka fytyren ka dhe shpirtin. Zoteria e tij flet sa here Rama eshte keq. Po pse mor Rame me fisheke si Patozi do dalesh nga llumi.ku je futur, nuk e kupton se fjalet e tij bejne rikoshete tashme dhe po kthehesh ne shenjester te kplumbave patoziane qe kujton se e gricin shume Bashen. Fitore Bashes dhe opozites.

  4. Që Patozi është i preferuari i mediave të Ramës, këtë nuk ka shqiptar që të mos ta dijë por nuk kuptoj se pse Lapsi që shitet si një portal me opozitë të fuqishme ndaj qeverisë, po i jep kohët e fundit si shumë vend marrëzive të tij.
    E lexova deri në një farë vendi shkrimin e tij, e më erdhi për të vjellë me subjektivitetin e fallsitetin e tij primitiv.

  5. Pse habiteni me Patozin. Nje pune do ta beje tani qe ka dale nga politika. Olldashi nuk eshte me. Vete nuk ia mban te garoje. Ka krijuar nje parti qe sipas te gjitha gjasave nuk ka sy per qabe. Atehere mbetet te komentoje veprimet e te tjereve. Aferim o Patoz! Bej gazetarin se kjo te shkon me shume.

  6. Shqupistat nuk harojne me bo adetin sa here qe permenden kto te larguemit. Po i marrin te shamet mbrapsht kur kto kthehen prap te prijsi.
    Ky avaz filloi me spiunin e sigurimit qe u bo heroi demokravise dhe deri me Rulin qe u bo prap njeri mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *