• |
ide | kryesore

Përfundon në spital aktorja indiane dhe familja e saj, shkak Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Aishwarya Rai Bachchan, pasi rezultoi pozitive pas testit të koronavirusit këtë javë, ka përfunduar në spital së bashku me të bijën 8-vjeçare. Mësohet se gjendja e aktores është rënduar, ndaj edhe ish-Miss Bota do të ndiqet nga mjekët.

Aktorja indiane po trajtohet nga mjekët e spitalit “Nanavati”, në Mumbai, siç raporton agjencia e lajmeve ANI.

Edhe vajza e saj Aaradhya po merr gjithashtu ndihmë mjekësore.

Bashkëshorti i Aishwarya Abhishek, dhe vjehrri Amitabh Bachchan, të dy aktorë të njohur, po ndiqen në spital prej një jave, pasi rezultuan gjithashtu të prekur nga virusi.

Deri tani, Aishwarya Rai dhe Aaradhya kanë qenë të izoluara në shtëpi.

Lajmet që familja, e përshkruar shpesh si familja mbretërore në Bollywood, është prekur nga koronavirusi, kanë tronditur të gjithë Indinë. Këtë javë, mijëra fansa kanë mbajtur lutje për shërimin e familjes së famshme.

Të premten, India regjistroi një rekord të ri me 35,000 raste të reja të koronavirusit në 24 orë.

Vendi, tani ka numrin e tretë më të lartë të rasteve në botë, pas SHBA-ve dhe Brazilit. Numri aktual i vdekjeve është 25.602.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *