• |
ide | kryesore

Rama: 30 korriku afati i fundit për miratimin e reformës zgjedhore, i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit por paralajmëron se për të ka një kufi që është 30 korriku.

Rama tha se pavarësisht se PS është pala më e madhe opozita parlamentare me atë jashtëparlamentare i kërkojnë të gjitha dhe nuk i hapin rrugë njëra- tjetrës.

Më tej ai shtoi se diskutimi ishte pozitiv dhe ai do të përpiqet të bindë opozitën parlamentare të jetë më fleksible,

‘’Kemi një kalendar i cili ka kufi të përcaktuar dhe është fundi i sesionit parlamentar, pra fundi i 30 korrikut. Besoj që diskutimi ishte pozitiv.

Koha ka kufizimin e vet dhe të vetdijshëm pasi hapja e listave tani më për ne nuk është një variant por angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë që të t’i përfshijmë qytetarët në grupin e ardhshëm parlamentar përzgjedhjen e tij. Duam të mbrojmë arritjen e përbashkët, rritjes së përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duhet të çojmë deri në fund dhe angazhimin për 5 qershorin. Është process me dy korsi, ku sidoqoftë stacioni është 30 korriku.

Shumë më e rëndësishme përmbajtja e lëndës se sa i delegacioneve. Zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me këdo, mjafton të ketë mandat përfaqësimi. S’ka problem për mua, është njësoj. S’bën dallim nëse është Bardhi apo Basha.

Ky është dhe problemi im i madh se ne jemi më të mëdhenjtë që janë dy palë më të vogla që duan të gjitha dhe nuk i hapin rrugë njëra tjetrës. Do mundohemi të bindim opozitën parlamentare të jetë më fleksible. Mbase do arrijmë të kemi një mbështetje të mjaftueshme sepse opozita parlamentare nuk është vetëm një parti politike. Kanë një qëllim të përbashkët, shumica dërrmuese e tyre për ndryshimet në Kushtetutë për të cilat ne biem dakord. ‘’- tha Rama.



8 Comments

  1. MOS I BESONI KETIJ FAMOZI DO JU PRES NE BES KY ESHTE SI GJARPRI I VRARE QE DUKET SE KA NGORDHUR POR NE MOMENTIN QE STA MERRE MEDJA TE KAFSHON PER VDEKJE,KESHTU KA VEPRUAR ME GJITHE NJERZIT DERI ME SOT IPA BESE DHE HIPOKRIT………………

  2. Ky ka nje hall te madh, i duhet se s’ben qe te beje lista te hapura sepse eshte angazhim para popullit. Sic ka mbajtur te gjithe angazhimet e tjera per shendetesi falas (pavaresisht se znj. Nushi megjithe strukturat e shumta qe ka ne dispozicion shkoi jashte shtetit me pagese) sic ka mbajtur premtimin per uljen e taksave sidomos tek produktet ushqimore, sic ka mbajtur premtimin per ndertimin disa akseve rrugore ne vend (deri me tani po behen 2 km e unazese se madhe ne Tirane qe do ia rrisin vleren Tiranes me 40 milione euro) sic ka mbajtur premtimin per rritjen e pagave me 40% deri ne perfundim te mandatit (ka edhe 9 muaj kohe mos u beni merak se do i rrise), sic ka rritur pensionet me nga 150 leke dhe ne disa raste edhe me 259 leke te reja kuptohet, sic ka ulur numrin e banoreve shqiptare duke bere qe te jene me pak persona ne kete vend per te patur nje cilesi me te mire jetese, sic ka bere disa miliardere ne Shqiperi dhe ka menduar gjithmone per te miren e njerezve te thjeshte duke bere cmos qe t’iua lehtesoje xhepat nga ato pak monedha metalike qe i benin te ecnin me veshtiresi nga pesha e tyre edhe sot mendjen e kishte tek njerezit e thjeshte dhe prandaj doli shume i lodhur nga mbledhja i mbytur nga hallet e njerezve qe nuk e lene rehat dhe i lodhur nga zeri i Murrizit qe eshte si pllake e prishur gramafoni dhe nga llogjika e forte prej femije parashkollor e Rudina Hajdarit. Nga ana tjeter me siguri mallkonte me vete Gjiknurin dhe Hajdarin qe kur firmosen ate marreveshje dhe vetvehten qe pranoi te thyhej e i urdheroi ta firmosnin marreveshjen ne prani te faktorit nderkombetar qe me sa duket tashme nuk e pranon as t’i afrohet. Merkeli p.sh. e ka shprehur qarte se e ka zili Ramen qe populli i vet e do aq shume dhe eshte i gatshem ta lejoje te banoje per gjithe jeten ne shtepi pa qera. Sa per listat e hapura, ato duhet ose te hapen krejtesisht, ose te shkohet me kete kod zgjedhor ne zgjedhje. Koalicionet le te lejohen se aq shume sa e do populli Ramen, nuk e le te ike. Pastaj ne Tirane qe shperndahen 34 mandate, secila parti te vere sa kandidate te doje. Ne fleten e votimit vec koalicioneve dhe partive qe perbejne koalicionin, zgjidhja do ishte si Kosove ku te vendosej nje kuadarat me numra. P.sh. ne Tirane disa parti nxjerrin nga 50 kandidate, kuadrati te permbante 50 numra. Vootuesi voton partine ne koalicionin qe do dhe pastaj vendos shenjen tek numri qe do. Kjo vote i shkon kandidatit te partise qe mban ate numer ne listen e saj. Keshtu Rama do e fitonte me siguri shtepine pa qera qe i takon per te mirat qe i ka bere shqiptareve

  3. Pra me pak fjale dosjet 184 dhe 339 jane vetem per negociatat dhe jo per shqiptaret ?

    Hahahahaha ça tallje kari domethene,prandaj na iku jeta me keta klloun . Njehere keta tanet me pas evropianet.

  4. Nuk le dot nje fjali pa futur ne te idene e tij monstruoze se jemi tre pale ?!?!?!Quan pale,rudina hashashin,lymin e lushnjes dhe 6 dordolece te tjere qe e ndjekin nga pas lymin ,?!?!!Te tjeret shohin punen e tyre dhe jane deklaruar pro marrveshjes se 5 qershorit !!!
    Te besosh se do marre vota,aq sa te demtoje partine demokratike lymi e rudina,cuca e mamit te saj,eshte njesoj si te kapesh Everestin zbathur ?!Kurseji leket edvin,mos i besoni ju mjerane qe hani menderen e edvinit qe ju ve ne levizje me sms si funderrina shpirtshitur !?!
    Edvin Rama,ke marre fund,djalli po perpelitet e bashke me te edhe metaztazat e tij !!!!
    Fundi i tij,me ngjan me ate te Gedafit,ne tunel ku fshataret fytyrdjegur nga dielli e ne halle plot,e rrahen,e torturuan e ne fund i bene nder…….,e vrane!

  5. Pse budalla e di ti Ramen? Rama me te vertete eshte skizofren disa thone edhe me kartele psiqike, por budalla nuk eshte. Ai e di di se Lymi dhe Rudina nukarrin me shume se 14 vota te dy sebashku. Ai e di mire se kush jane dhe iu ka gjetur piken e dobet. Mendoni se e bija e gjyqtares me te korruptuar eshte simbol i ndershmerise? Mendoni se Rama nuk i di keto? Mendoni se nuk e di qe Lymi maksimumin e tij e arrin kur ha ndonje koce ne Divjake dhe pi nje gote vere te hapur? Po Lymi ka ngrene corben e rilindjes dhe tani do kerceje vallen qe i dikton ajo corbe. Se mos e ka per here te pare. Si mund te shkonte ne Universitet nje person i deklasuar ne kohe te PPSH, pyeteni pak babagjysh Lymin

  6. Mos na merrni per budallenj . Ju nuk doni asnje ndryshim , prandaj mos beni teater .
    Lereni keshtu siç eshte dhe mos na bezdisni se ngelet ekraneve duke llomotitur fjale boshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *