• |
ide | kryesore

Xhemi Shehu kundër masave të qeverisë për mbylljen e lokale të natës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, qeveria ka marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e COVID-19, dhe ka vendosur të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura. Në rast shkelje të këtij vendimi bizneset do të dënohen me 30 milionë lekë të vjetër gjobë dhe me pezullim të aktivitetit deri në 1 vit. Personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këto masa, shumica prej të cilëve duket se s’kanë qenë dakord me këtë vendim. Moderatorja Xhemi Shehu s’ka vonuar të reagojë në InstaStory, duke ironizuar me humor masat e qeverisë.

“Po dëgjoi corona muzikë pas orës 20:00, të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e s’je në restorant.”- shkruan moderatorja në postim.

Gjithashtu këngëtari i njohur Elton Deda tregoi pak më parë se ka gjetur “zgjidhjen perfekte” për këngëtarët e muzikës live.

“Kevin Kaceli sapo më dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mëngjesit deri ne 10. Në këtë mënyrë shijohet kafja e mëngjesit përsëmbari. Faleminderit të gjithëve që do na mbështesni në këto orare.”- shkroi ai në një postim në Facebook.



5 Comments

  1. I di Partia ma mire punet e manaxhimit te turmave. Partia di c’ban. E leron dhe e shtrengon kur duhet litari, por te jesh e sigurte pak litar leruar me marr fryme do te lejoje kjo eshte e sigurte gjithmone.
    Edhe une nuk jam dakort por kam besim te qeveria.

  2. Qe te dyja per lesh bubi. Ik fol me evgjitin e gjirokastres, ta mbush ai mendojen. Kapakun e ve n. Peleshbythe.

  3. Nuk eshte ceshtja te muzika. Ironi te tilla jane me te vertete bajate. Kemi perhapje ne komunitet te coronas, qe e veshtireson ndjekjen e zinxhirit te rasteve. Ndalimi i muzikes eshte mase kontrolluese, qe te mos jepet pershtypja se po zhvillohet nje “feste” ne X club/bar dhe njerezit mos e frekuentojne masivisht.
    Ky mund te jete fillimi i nje mbylljeje te re, qe po fillon gradualisht. Kjo duhet te na shqetesoje. Cdo te ndodhe me ekonomine? Si duhet te jete menaxhimi shendetesor qe kjo mbyllje e dyte mos te deshtoje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *