• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen tregon si duket gjoksi pas heqjes së implanteve

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen ka qenë gjithmonë si një libër i hapur. Këtë javë, ajo është treguar tepër e sinqertë me ndjekësit e saj të Instagram për të sqaruar disa thashetheme që po qarkullojnë në lidhje me operacionin e saj të fundit për heqjen e mbushësve të gjoksit. Me sa duket, disa njerëz ende nuk besojnë se ajo e ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale, ndaj edhe Chrissy hyri në Instagram dhe ngriti bluzën për t’ju treguar të vërtetën. Modelja zbuloi shenjat që i kishin mbetur në pjesën e poshtme të gjoksit pas ndërhyrjes.
“Disa miq të mi vazhdojnë t’u tregojnë njerëzve se me të vërtetë kam bërë ndërhyrje sepse askush nuk e beson. Këto janë shenjat”, u shpreh ajo.

Por modelja nuk e la me kaq pasi, postoi edhe një foto të bërë menjëherë pas operacionit të gjirit. Imazhi tregon dy ndërhyrjet dhe qepjet e bëra në pjesën e poshtme të gjoksit. Chrissy ka qenë gjithmonë e hapur për trupin e saj dhe e drejtpërdrejtë me fansat e saj. Ajo ka treguar se ka qenë e vendosur për të hequr silikonin.

“Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm për mua për shumë vite, por unë dua ta tejkaloj këtë pjesë. Unë do të doja që të mbërtheja një fustan në masën time, të shtrhem barkazi me rehati! Prandaj mos u shqetësoni për mua!”, shkruante ajo në postim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *