• |
ide | kryesore

Duka tremb Tiranën me hetimin: “Mendoj si të gjithë, nëse provohet dënohet”

-Instant, F1, Sport



Hetimi mbi të cilin vazhdon të punojë Komisioni i Etikës në bashkëpunim me struktura të huaja të përfshira nga dita e parë e zhurmës që shkaktoi sfida e vajtjes për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës mund të sjellë të papritura të hidhura në kampin e kampionëve të sapokurorëzuar. Ajo përmbysje e cuditshme e ndeshjes nga mallkastriotët, ku pikat e dyshimit nuk ishin vetëm aq, sic e pranon edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, mund ti krijojë Tiranës sanksione. “Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana mund të jetë trukuar – tha Duka -. Unë nuk jam jurist dhe hetues, po jap një opinion dhe mund të them se më është dukur edhe mua si tifozëve të tjerë. Po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar, jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe UEFA, në bashkëpunim të ngushtë që nga dita e parë, për të dalë në një konkluzion.

Duka nuk ngurron të paralajmërojë se nëse provohet, dënimi do të jetë ai i duhuri: “Me të vërtetë më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua shumë nga lista e ndeshjeve të trukuara, detyrohemi të diskutojmë sërish edhe aq më shumë për ekipin që pritet të dalë kampion, bashkë me Bylisin. Nëse vërtetohet që ka trukime, besoj se do të ketë vendimet e merituara për të luftuar këtë fenomen”.

Tirana shënoi e para në Ballsh, në ndeshjen e inkriminuar, ose atë të dyshuar si të trukuar, përpara se Bylis të përmbyste gjithcka me dy gola të shënuar lehtësisht mes fanellave bardheblu e për më tepër humbi edhe një 11 metërsh në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *