• |
ide | kryesore

Sherr me të gjithë në dhomat e zhveshjes: ja si lindi heshtja e Zaniolos

-Instant, Sport



Gjithcka lindi pas një topi të humbur kundër Veronës: kështu u thye raporti mes Nicolò Zaniolo e Romës. Repubblica ka zbuluar prapaskenat e sherrit mes mesfushorit të ri, “fajtor” se nuk ndoqi një kundërshtar, e pjesës më të madhe të dhomave të zhveshjes. Fonseca, pas ndeshjes e ka kritikuar në TV ndërsa disa prej shokëve e sulmuar në dhomat e Olimpicos. Qortime që 21 vjecari i ka ndjerë shumë e prej një jave nuk ka praktikisht asnjë lloj raporti me skuadrën apo trajnerin. Nga këtu, ka lindur vendimi për tu larguar nga kryeqyteti.

Ta marrësh nga Roma nuk do të jetë një mision i lehtë, por pretendentët nuk mungojnë. Në Itali në pole është Juventus, por edhe Inter po mendon për të në rast të shitjes së Lautaro Martinez. Ka edhe pista angleze për Zaniolon, me Mourinho që e ka vënë në majën e listës së dëshirave për Tottenham. Pallotta ka marrë kohë, ndërsa Fienga do të përpiqet të ndërmjetësojë javën e ardhshme me menaxherin e lojtarit Vigorelli. Një situatë e komplikuar për të gjithë. Zaniolo dëshiron të largohet nga Roma, por klubi verdhekuq (në shitje) nuk mund ti lejojë vetes ta shesë lirë. Vlerësimi nis nga 80 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *