• |
ide | kryesore

Detajet/ Kush ishte iraniani me pasaportë italiane i shpallur “non grata”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se perimetri “Tiranë- Durrës” është kthyer në një arenë interesante spiunazhi sa i takon veprimtarisë së agjentëve iranianë që dyshohet se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dëm të kampit të muxhahedinëve në Manzë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj firmosi urdhrin e radhës së dëbimit për një të dyshuar si agjent dhe bashkëpunëtor të ministrisë së inteligjencës iraniane.

Sipas Top Channel, Danial Kassrae, 29 vjeç me shtetësi italiane e kombësi iraniane u shpall i padëshiruar për 15 vitet e ardhshme nga Ministria e Brendshme pas një raporti voluminoz të anti-terrorit që hedh dyshime për veprimtarinë e këtij shtetasi në Shqipëri të konsideruara si të rrezikshme për sigurinë dhe rendin kushtetues.

Danial Kassrae i dyshuar si agjent i MOIS shfaqet shpesh duke vizituar kampin e Manzës e duke tentuar të rekrutoje ish-anëtarë të MEK për qëllime mbi të cilat nuk hidhët dritë për shkaqe sekreti. Vetëm për këtë vit ky është operacioni i katërt që dëbon shtetas iranian të dyshuar që mbajnë koperturën për veprimtari të ndryshme, por ndërkohë dyshohet se janë agjentë të MOIS.

Aksioni më i rëndësishëm është ai i janarit 2020 kur pas hetimit të anti-terrorit u dëbuan dy diplomatë më kryesori atashe kulturor por që rezultoi se në të vërtetë ishte agjent sekret i shërbimit iranian me veprimtari vëzhgimin por edhe plane të tjera të errëta ndaj kampit të muxhahedinëve të vendosur në Manzë.



2 Comments

  1. Vetem se ka nje mosperputhje dhe non-sens. Permendet qe vendimi eshte bazuar ne nje dokument “voluminoz” te antiterrorit ??? Pastaj vijohet se eshte “agjent i MOIS”!!! Pra o eshte terrorist ose spiun, ndajeni mendjen. Dhe problemi tjeter eshte se personi nuk ka pse cilesohet iranian, pasi eshte Italian! Ketu po, bravo Lleshi qe shpall non grata nje shtetas Italian si terroristo-spiun…

  2. Nonsensi më i madh është se dikush që bën veprimtari armiqësore ndaj terroristëve të MEK nuk mund të quhet terrorist. Nëse kap hajdutin nuk të dënojnë për goditje dhe rrënim personi.
    Është për të qeshur dhe për të qarë që edhe Lapsi ndjek vijën e qeverisë për sa i përket sektit terrorist MEK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *