• |
ide | kryesore

Negociata për komisionet hetimore? Rama: Pazari me ‘non gratën’ nuk ekziston

Lajme, Të fundit



Kryeminstri Edi Rama ka postuar pak më parë në “X” ku foli në lidhje me negociatat me PD për komisionet hetimore.

Kreu i qeverisë tha se pazari me “non gratën” nuk ekziston, duke hedhur kështu poshtë lajmet në lidhje me negociatat për arritjen e rikthimit të një jete normale parlamentare.

“Nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!

Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!

Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?

Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.

Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!

Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.

Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh😂



12 Comments

    1. Nqs do deshim marrveshje me berishen nuk do kishim paguar qimet e kokes bashke me kol ballen per ta bere nongrata Berishen.

  1. provokacija

    fakti eshte qe u dakordesua me berishen

    se i bie qe cuci dhe gazi folin pa kredenciale nga rama dhe berisha

    sdo ja me thon noi llaf tjeter se jam tu agjeru sot

  2. Fatkeqesisht KM ka plotesisht te drejte. Nuk eshte terhequr KM por eshte terhequr me bisht

    nder shale. ndoshta nga pafuqia e saje , ndoshta nga pavendosmesria e saje, ndoshta nga mugesa

    unitetit te brendshem ne qendrime. Te marresh dy komisione koti qe nuk i hyjne ne pune as dreqit

    kur lideri i opozites mbahet i arrestuar nga lideri i mazhoorancs nuk ka emer tjeter ves fjales turp.

    Popullit opozitar qe po jeton ne zgrip te mbijeteses, nga varferia e tejskajshme, nga papunesia,

    nga shembja e banesave, nga largimi i femijve, nga perjashtimi social, te survejuar dite e nate nga syr

    i vigjilent i patronazhisteve te partise sikur te ishim kriminele , ketij populli qe po jeton ditet me te

    zeza nen thundren e ketij regjimi nuk i intereson sistemi TIMS, por i intereson qe opozita ose ti

    prije popullit opozitar ta rrezojme kete regjim ne nje beteje pa kthim, ose te shkrihet e te jetojme

    nen sundimin e rilindjes sic kemi jetuar 500 vjet nen sundimin osman.

  3. Flet idioti I padobishem per idiotet e dobishem! Fol si bilbil o skizofereni kryeminister se te votojne delet duke I poshteruar dhe sa me shume I poshteron me bemat e tua narciste ata aq me shume te vitojne! Po ju te gjithe jeni idiota te padobishem ,po me te padobishem jane ata qe ju votojne juve per pazaret qe beni per tu pasuruar ne kurris te shqiptareve! Fuck you motherfucker!

  4. Non grata,
    Cfare e ben sali berishen person
    Non grata?!
    Korrupsioni madhor,
    Minimi i demokracise?!
    Tre hapa para?!
    Kim,
    Mcgonigal,
    Ducka,
    Korrupsion madhor,
    Minim i demokracise.
    Para se te biesh ne gropen qe ke hapur vete,
    Pyete veten,
    A
    JA
    VLEJTI?!

  5. O te qifte gomari Linden!!!
    Po ma IDIOT FUNKSIONAL dhe te DOBISHEM se TI nuk ekziston,mor ROBQIRE!
    SHKERDHATE, i pranove komisionet kur te qiu Ambasy of Ameriqi,eahh..
    LEGEN,QENEF,FODULL,PSIKOPAT AGRESIV dhe……
    Dhe me NONGRATEN qe e sponsorizove ti,mor te shkerdhefte:USA,CECENIA
    PAKISTANI,INDIA,KINA dhe Vucici Linden!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *