• |
ide | kryesore

“Duroja cdo ditë gjestet e ledhat e David Villa”: New York City hap hetimin e brendshëm

-Instant, Sport



David Villa përfundon në mes të stuhisë për shkak të akuzave të një ish-punonjëse të New York City, klub në të cilin spanjolli ka luajtur nga 2015 në 2018. Sipas saj, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, sulmuesi që u tërhoq në fillim të vitit nga futbolli, pasi kishte fituar Kupën e Perandorit në Japoni me Vissel Kobe, është fajtor për ngacmime dhe sjellje të pahijshme. Akuzat i ka hedhur Sports Illustrated duke marrë një tëeet të viktimës së pretenduar. Por “El Guaje” kundërsulmon: “Eshtë gjithcka një montazh, një mal falsiteti”.

“Besoja se isha para një mundësie të jetës kur mbërrita tek New York City, por isha e detyruar të duroja cdo ditë gjestet e ledhat e papërshtatshme të David Villa ndërsa shefat e mi qeshnin e talleshin me këtë gjë”, ka postuar përdoruesi @ItsmeskylerB e është marrë menjëherë nga Sports Illustrated. Zhurma ka qenë e menjëhereshme: drejtuesit e New York City kanë lajmëruar hapjen e një hetimi të brendshëm për atë që ka ndodhur, duke theksuar se “bëhet fjalë për një cështje serioze. Klubi nuk ka toleruar kurrë sjellje të tilla e do të përpiqemi të qartësojmë situatën”.

Villa pretendon pafajësinë duke mohuar gjithcka. “Janë akuza në ajër e nuk arrij ti kuptoj arsyet e një gënjshtre të tillë. Nuk ka ndodhur asgjë – ka kundërsulmuar ai përmes një komunikate për shtyp – e pyes veten përse një histori e tillë kaq absurde del dy vjet pasi u largova nga Usa. I kam dënuar gjithnjë abuzimet e dhunën ndaj grave, por është e qartë se dikush do të spekulojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *