• |
ide | kryesore

Meek Mill ju përgjigjet akuzave të Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi u bë arsyeja përse Kanye West donte të ndante bashkëshorten e tij Kim Kardashian, Meek Mill u është përgjigjur akuzave të reperit se ka fjetur me Kim, duke i quajtur ato gënjeshtra me brirë.Në një sërë postimesh në Twitter, Kanye la të kuptohej se gruaja e tij kishte kryer marrëdhënie intime me Meek dhe për këtë ai ka dashur të shkurorëzohej nga Kim 2 vite më parë. Mill u tregua disi i përmbajtur me reagimin e tij të mërkurën pasdite, duke bërë një postim në Twitter për të mohuar gjithçka: “Oh gënjeshtra me brirë”!

Dy ditë më parë Kanye lëshoi bombën për divorcin me bashkëshorten pasi pretendonte se ajo kishte pasur një takim romantik me Meek në hotelin Waldorf Astoria të Los Angeles, ku ishin mbledhur për të diskutuar për reformën e burgjeve. Sipas TMZ, Kim i mblodhi njerëzit për të folur rreth reformës në hotel, por kurrë nuk u takua me Meek. Burimet thonë se atyre iu bashkua filantropistja Clara Wu Tsai në restorantin e hotelit Jean-Georges. Pas një diskutimi për reformën, Kim u largua menjëherë nga hoteli, e vetme sipas dëshmitarëve.Sjellja e reperit West në javët e fundit ka ngritur shqetësimin se ai është në mes të një krize të shkaktuar nga çrregullimi i tij bipolar – një gjendje për të cilën ka folur publikisht në të kaluarënDje madje reagoi publikisht edhe Kim me anë të një sërë statusesh në Instagram, ku foli në lidhje me shëndetin mendor dhe përvojën e tij me çrregullimin bipolar.

Por kësaj krize thuhet se nuk do t’i mbijetojë martesa e tyre dhe është raportuar se Kim, është takuar me avokatët për procesin e divorcit për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënies së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *