• |
ide | kryesore

Opozita i përgjigjet PS: Po vazhdoni t’i bëni ndryshimet kushtetuese fakt të kryer. Nesër në mbledhje të gatshëm të diskutojmë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Vijon korrespondenca me e-maile mes përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknuri dhe atyre të opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, sa i takon çështjes së ndryshimeve kushtetuese.


Sipas opozitës, PS me qëndrimin e saj po vazhdon që t’i bëjë ndryshimet kushtetuese si fakt të kryer. Mes të tjerash ata i kujtojnë Gjiknurit thirrjen që nesër janë të gatshëm për të vijuar diskutimet në mbledhje.


E-MAILI
Z. Gjiknuri,
Po ju përsërisim se në dialog politik, nuk mund të veprohet me teorinë e faktit të kryer! Është gabim dhe miqësisht vlerësoni mundësinë për të reflektuar për këtë qëndrim të paprecedentë.
Edhe në email tuaj ju e beni ndryshimin kushtetues fakt të kryer dhe na ftoni të dialogojmë sesi do ta detajojmë në ligjin elektoral.
Këtë fakt nuk pranoi Opozita në mbledhje dhe nuk mund ta pranojmë, sepse ne i qëndrojmë strikt marrëveshjeve politike që kemi nënshkruar, dhe se ndryshimet kushtetuese për çështjet e zgjedhjeve duhet të bëhen gjithmonë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur. Ato nuk mund të na serviren si fakt i kryer, ndërkohë që ne po ju kërkojmë të diskutojmë bashkërisht për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

Teorinë e faktit të kryer ju e aplikoni edhe në email tuaj të fundit. Po ju citoj:
1. “Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama ju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjit elektoral me nismën për hapjen e listave zgjedhore, nismë tashmë e miratuar”;

2. “Z.Rama ju ftoi që dakordësohemi për sa i takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për të reflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.”.
3. “shpreheni të gatshëm të jepni kontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral të sanksionimit kushtetues për hapjen e listave.”. [Kjo është e pavërtetë sepse nuk kemi thënë këtë në email tonë]
4. “ju kërkoj që të dërgoni paraprakisht propozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.”
5. “në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat.”.
Ne nuk kemi refuzuar dialogun as dje, as sot dhe as kurrë. Siç ju e dini, kishim konfirmuar që jemi në pamundësi për të qenë në mbledhje dje dhe kërkuam që mbledhja të zhvillohet sot. Por edhe mbledhjen ju e bëtë fakt të kryer.
Unë dhe kolegu Vasili do të jemi nesër në mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar për çdo çështje që ju mendoni se duhet të trajtohet në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Mirëpresim pa asnjë paragjykim të na parashtroni qëllimin e iniciativës së njëanshme që keni ndërmarrë dhe që na e keni vënë në dispozicion vetëm në mbledhjen e datës 20 Korrik, pra vetëm 3 ditë më parë!!! Mbi këtë jemi të gatshëm të diskutojmë pa asnjë shtrëngim kohor, sepse Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të trajtohet si rregullore kooperative që shqyrtohet, diskutohet e miratohet për 3 ditë!!! Aq më tepër ku ajo prek zgjedhjet, ku çdo aktor zgjedhor dhe parti politike duhet të ketë zërin dhe mendimin e tij, në një proces gjithpërfshirës, të sinqertë dhe të hapur.
Shihemi neser! Ju përshëndesim!
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

7 Comments

  1. Shkëlzën Berisha, djali i ish- kryeministrit Berisha, është pronar i kompanisë “Logal”, e cila figuron se ka blerë një prone, për të cilën ka marrë një kredi prej 1,8 milionë euro.

    Shkëlzen Berisha ka lënë peng disa toka arë, si dhe një godinë, të ndodhur në Marqinet.

  2. Deri ne fund te Vitit,pritet qe Edvin D’Rama dhe Erion Veliaj te arrestohen.
    Pasardhesi D’Rames do te jetë nje nga dy”rilindasit”më karizmatik ,Taulant Balla ose Erion Braçe.

    1. E dekonspirove qe ke mamin dhe motren kurve.Perderisa e ke mamin dhe motren kurve ,vete je bythqire.Te gjith “rilindasit jan cuna kurvash dhe drogaxhinj.I kan ngjare Rames,qe Gjyshen ja pallonte Ahmet Zogu,Gruan Baba Kristaqi.
      Gazeta DITA 8 Mars 2019 “Për Ildën dhe për “600 vajzat” e kryeministrit”
      “E rëndësishme” është që testimet të bëhen nga koka tek këmbët, si ndodh rëndom në qeverisjet tona. Nuk e di ti Ilda se, nëse do të bëhej një konkurs bukurie në Shqipëri, me siguri, konkurrentet më të forta do të ishin nga kabinetet qeveritare, ndonjëra nga të cilat ka qenë edhe miss e të tjera që kanë pasur ndonjë lloj testimi nga koka tek këmbët.
      Paradë mode mund të bëhet kudo, moj Ilda, në secilën seli qeveritare, por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale, se çfarë bëjnë.
      Kush i paguan këto 600 vajza kryeministrore, nga sillen, nga venë dhe nga shkojnë, me se merren, çfarë vizioni kanë…cili buxhet i financon, në bazë të çfarë vendimi kanë zënë folenë aty, mbi bazën e së cilës meritë. Askush nuk e di, ndoshta as vetë shefi i qeverisë që ka hapur grykën e thesit për të bërë në godinën kryeqeveritare një konkurs mode vajzërore, po aq lehtë sa ka vendosur në zyrën e tij një kosh basketbolli.

  3. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, akuza e përditshme e opozitës, me Lulzim Bashën e Sali Berishën në krye, është se ai e ka zhytur vendin në varfëri.

    Por, ndërsa populli vuan nga çmimet e larta dhe mos-rritja e pagave, çuditërisht nuk ndodh e njëjta gjë me opozitën.

    Shikoni lajmet e dy ditëve të fundit, për të kuptuar këtë gjë.

    Lajmi Nr.1: Gjin Gjoni, pasanik dhe një prej fytyrave të konsideruara si simbol i korrupsionit, propozohet bashkë me të vëllanë, për të qenë deputet i PD-së.

    Pra, Gjoni do ta na nxjerrë nga varfëria.

    Lajmi Nr.2: Shkëlzen Berisha merr kredi 1.8 milionë euro.

    Nuk po flasim për dyshimet që qendrojnë prapa kësaj kredie, por të marrësh një kredi të tillë, duke qenë person fizik, jo biznes i madh, duhet të kesh shumë para.

    Dhe këto para, Shkëlzen Berisha i ka bërë vetëm duke qenë djali i Sali Berishës, pasi në jetën e vet, nuk i ka thënë askush ndonjëherë, “puna e mbarë”.Lepiji lepiji zigur se pa gje nuk ngelesh supen e ke falas sot

  4. Ata janë milionerët e ish-opozitës së vjetër, qokaxhinjve që edhe pse nuk dinë të bëjnë edhe të luajnë në politikë, nuk u ndahet shpirti nga pushteti. Shesin, blejnë, shtojnë llogaritë bankare, hapin biznese dhe kompani në kohë krize, bëjnë marrëveshje me firma të huaja, dhe ortakëri biznesi në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe sërish qahen, por kërkojnë edhe …pushtetin. Janë pikërisht milionerët e ish-opozitës së djeshme, që nuk lanë gjë pa i marrë shqiptarëve dhe Shqipërisë, që nuk lanë toka, fusha, male, armatime dhe municione, lumenj, liqene dhe dete pa blerë dhe shitur, nuk lanë bregdete dhe fshatra turistike pa ndërtuar vilat dhe pallatet e tyre, janë ata që në jugun e vendit kanë çirakët e tyre të punësuar në pronat e paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu