• |
ide | kryesore

Kanye West refuzon takimin me Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West nuk pranon të shohë gruan e tij Kim Kardashian.

Reperi, ka ngjallur shqetësim ditët e fundit me një seri postimesh të çuditshme në mediat sociale dhe një shpërthim emocional në një tubim për fushatën e tij presidenciale në Karolinën e Jugut . Pas pretendimit të tij se çifti kishte planifikuar të abortonte fëmijën e tyre të parë, vajzën North sot 7 vjeç, tani thuhet se ai ka pasur shumë pak komunikim me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”. Burimet thanë për TMZ se Kim ka bërë përpjekje për të biseduar me Kanye për gjendjen e tij mendore, por ai nuk i pranon të flasë me të dhe ka refuzuar sugjerimin e saj që ajo të fluturojë në fermën e tyre në Wyoming, ku aktualisht është duke qëndruar reperi, në mënyrë që ta ndihmojë. Në fillim të këtij muaji ajo fluturoi për t’u bashkuar me të në Republikën Dominikane për shkak se ishte në merak, por duhej të largohej për t’u rikthyer te fëmijët. Pas kësaj, pa asnjë paralajmërim, Kanye fluturoi për në Karolinën e Jugut për tubimin e tij. Ai pohoi në fillim të kësaj jave se ishte duke u përpjekur të divorcohej nga Kim pasi ajo u takua me reperin e tij Meek Mill në një hotel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *