• |
ide | kryesore

Quartararo merr pole position për herë të dytë radhazi: pa Marquez, është i favorizuari për të dielën

-Instant, Sport



Fabio Quartararo rrëmben pole postion për Cmimin e Madh të Andaluzisë, ndërsa mentre Marc Marquez hoqi dorë nga vazhdimi i garës, duke ia bërë më të thjeshtë pilotit tentativën për të shtuar avantazhin në garën e të dielës. Piloti i ri i Yamahas synon të përsërisë fitoren e të dielës së kaluar dhe pa kampionin e botës në garë shansi është edhe më i madh.

“E provova, sepse kur ke pasion duhet ta bësh. Pas operacionit isha realist e u mundova të kuptoj trupin tim. Në mëngjes ndihesha mirë, por kur u ktheva në box e kuptova se nuk kisha forcë në krah, si të kisha vdekur, aty e kuptova që mund të bëhej e rrezikshme” komentoi me dëshpërim Marquez.

Në krah të Quartararos do të jetë shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales e Francesco Bagnaia me Ducati Pramac. Kualifikuese të shkëlqyera edhe për Valentino Rossi (i katërti), Miguel Oliveira (i pesti) e Franco Morbidelli (i gjashti), me dy të fundit që erdhën nga Q2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *