• |
ide | kryesore

Rikuperimi i çmendur i Marquez përfundon në Q1: spanjolli tërhiqet nga GP i Andaluzisë

-Instant, Sport



Marc Marquez nuk ia del. Pasi zbriti në pistë në sesionin e provave të lira të GP të Andaluzisë në Jerez, tetë herë kampioni i Botës ka ngritur flamurin e bardhë e ka vendosur të mos garojë të dielën. Vendimi është marrë kur po zhvilloheshin Q1, me numrin 93 që braktisi motorin në box për tu kthyer në motorhome pas vetëm një xhiro kualifikuese.

E provoi, por në fund dhimbja në krahun e djathtë është ndjerë shumë. Pas mëngjesit të provave të lira e një sesioni të katërt ku u largua para kohe për të përgatitur kualifikueset në mënyrë optimale, Marc Marquez vendosi të braktisë Q1 pas vetëm një xhiro e skuderia Honda cka zyrtarizuar më pas tërheqjen nga gara.

Alberto Puig, përgjegjësi i skuadrës së spanjollit, ka lajmëruar tërheqjen: “Pasdite pati më tepër dhimbje në krah, ndoshta nga nxehtësia, e nuk shkoi mirë si në mëngjes. Vendosëm bashkarisht se gjëja më e mirë ishte të hiqnim dorë nga gara e të mendonim për GP në Brno”.

Për herë të parë nga 2012, të dielën do të garohet Cmimi i Parë i madh pa Marquez, që ka garuar më pas të gjithë 128 garat e zhvilluara. 27 vjecari, i operuar katër ditë më parë për të rregulluar frakturën në krah, kishte marrë aprovimin për tu kthyer në pistë në fundjavën e dytë në Jerez de la Frontera. Tetë herë kampioni i Botës, mes provave të mëngjesit dhe të lirave 4, iu nënshtrua edhe fizioterapisë për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur dhimbjen, por gjendja pasi u rikthye mbi motor nuk u përmirësua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *