• |
ide | kryesore

The Weeknd në mes të Selena Gomez dhe Bella Hadid

-Instant, Paparazzi, Slider



Bella Hadid dhe The Weeknd rindezën shpresat për ribashkim kur burime pranë tyre konfirmuan se pas kohës së karantinës ata kishin komunikuar me njëri-tjetrin. Por ndërkohë që njerëzit prisnin një rikthim të çiftit dhe një foto që ta vërtetonte këtë, gjërat morën rrjedhë tjetër.

Fansat e Selena Gomez mendojnë se ish i dashuri i saj The Weeknd mund t’i ketë bërë asaj një dhuratë të veçantë publike për ditëlindje. The Weeknd publikoi videon muzikore të këngës “Snowchild” dje, pikërisht në ditëlindjen e Gomez. Dhe fansat vunë menjëherë në dukje që Selena e kishte quajtur “Snowchild” dy herë publikisht si një nga këngët e saj të preferuara.

Në mars, këngëtarja përfshiu “Snowchild” në listën e saj muzikore të karantinës. Ndërsa në prill, kënga shfaqet edhe në listën këngëve të “Cooking Together” të Gomez në Spotify.

Për më tepër, në fillim të videoklipit shfaqen disa tullumbace – një tjetër detaj që i bëri ndjekësit të dyshojnë se kjo ishte dhurata e ditëlindjes për Selena-n nga The Weeknd. Fansat ishin të emocionuar për faktin se mund të bëhet fjalë për një ribashkim mes çiftit të famshëm.

Lidhja e Selena Gomez dhe The Weeknd zgjati nga janari i 2017-ës deri në tetor të po këtij viti. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por ruajtën një marrëdhënie të mirë së bashku. Që nga ajo kohë, të dy janë treguar diskretë për jetën private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *