• |
ide | kryesore

Patozi: PS dhe PD po hapin listat për t’i futur thikën njëri – tjetrit në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Per Astrit Patozin, kreu i Bindjes Demokratike dhe ish deputet i PD, “listat po i hapin ata, që i kanë mbajtur deri tani me kyç dhe i duan ende të mbyllura’.

Teksa komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend, Patozi shkruan ne nje shenim te gjate ne rrjete sociale, se kjo po behet “për t’i futur thikën njëri-tjetrit në zgjedhje”.

“Të gjitha sa thonë nuk kanë asnjë lidhje me interesin dhe dëshirën e publikut, por me llogaritë e tyre të pastra elektorale”, shkruan Patozi.

REAGIMI I PLOTE

QË LISTAT E HAPURA TË MOS E MBYLLIN EDHE MË SHUMË SHQIPËRINË

Nuk duhet të kemi iluzione. Listat po i hapin ata, që i kanë mbajtur deri tani me kyç dhe i duan ende të mbyllura. Nuk po e bëjnë për popullin, për demokracinë jo e jo, por thjesht për t’i futur thikën njëri-tjetrit në zgjedhje.

Të gjitha sa thonë nuk kanë asnjë lidhje me interesin dhe dëshirën e publikut, por me llogaritë e tyre të pastra elektorale. Dhe nuk është çudi që në garën e tyre hipokrite për të mbajtur flamurin të dalë dikush e të thotë se i do 200 përqind të hapura listat.

Fakti që po zihen prapë, ne sigurisht nuk na prish ndonjë punë, përkundrazi. Ndoshta edhe Shqipërisë i bëhet më mirë nga kacafytja e tyre. Deri këtu, asgjë për t’u shqetësuar.

Por kaq është fare pak për të brohoritur fitore. Duhet ta dimë paraprakisht se hapja e listave nuk ka asnjë vlerë për ata që ndryshimin e kërkojnë nga shtëpia e tyre apo maksimumi në rrjete sociale. As nga ata që presin të shohin emisionin e Fevziut ditën e enjte për të kuptuar çfarë ndodh në Shqipëri, si tifozë që presin ndeshjen e fundjavës të ekipit të vet.

Hapja e listave vlen vetëm për ata që do të zbresin në fushë. Parti, lëvizje, shoqata, personazhe publike, që janë afishuar për ndryshimin, sot janë të thirrur nga koha. Të gjitha format e bashkëpunimit mes të ngjashmëve janë të mundura, për sa kohë që kauza e madhe i bashkon në një pikë.

Por ata duhet patjetër që të garojnë në këto zgjedhje. Në radhë të parë që të sfidojnë drejtpërsëdrejti pengmarrësit e mëdhenj të demokracisë në Shqipëri për dekada me radhë, por edhe për t’i dhënë qytetarëve një alternativë të re. Ndryshe, nuk ka asnjë kuptim.

“Fati ndihmon gjithmonë guximtarët”, thuhet në një këngë hit të Vasko Rosit. Dhe kjo duhet pasur parasysh nga të gjithë ata që e kanë seriozisht përpjekjen e tyre dhe jo thjesht si një mënyrë ankimi për atë që bëjnë keq të tjerët. Kjo edhe për faktin që mund të mos ketë kurrë një shans të dytë, sepse një mazhorancë e tillë e bollshme kushtetuese si kjo e Edi Ramës për meritë të Lulzim Bashës, që ia fali mandatet, Shqipërisë mund të mos i vijë më edhe për 50 vjet.

Ndaj nuk duhet pritur asnjë sekondë më për t’u dhënë avantazh ustallarëve të vjetër, që më shumë na urrejnë ne, sesa i frikësohen njëri-tjetrit. Sepse koha ka treguar, se midis tyre mund të bëjnë, jo vetëm luftë, por edhe pazar.

Kurse ne në asnjë mënyrë nuk na duan nëpër këmbë, ndaj edhe do të bëjnë gjithçka mbi tokë për të na dekurajuar dhe dëmtuar në rrugën tonë.

Por mendoj se kjo duhet të na motivojë më shumë. Tek e fundit, ne të gjithë e dimë se politika nuk është ndonjë sport i lehtë dhe hapja e listave nuk e ka ndryshuar aspak këtë ligjësi të përbotshme dhe shekullore. Aq më tepër kur ajo po vjen si një “dhuratë” nga shkaktarët dhe përgjegjësit e krizave dhe gjendjes dramatike të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër, nëse nuk do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, jam i sigurt që hapja e listave, jo vetëm që nuk do të shërbejë pozitivisht për nisjen e ndryshimit, por mund ta përkeqësojë edhe më tepër ambjentin politik në Shqipëri. Sepse do t’u japë një argument të fortë oligarkëve politikë se ata fitojnë njësoj si më përpara edhe në kushtet e një gare më të hapur, pavarësisht sa e tillë do të bëhet ajo.

Që do të thotë se po dolën pa u lagur edhe këtë radhë, ata nuk do të mburren më vetëm si të fortë, por edhe si demokratë të mëdhenj. Dhe ai do të ishte vërtet fundi i botës.



16 Comments

  1. A kenaqet ndonjehere ky kari?
    Eshte si ato pjeshkat qe vetem ankohet!!!
    Kur e qin shume thote pse kaq shume
    Kur e qin pak thote sbeke
    Ndaje mendjen o rikardo

  2. Qe sistemi zgjedhor behen per interes te partive qe e bejne kjo nuk ka asnje dyshim. Eshte nje ligj i bere teresisht ne kushtet e konfliktit te interesit kudo ne bote, prandaj ne shume vende aplikohet standarti qe sistemi i ri fillon te aplikohet jo me zgjedhjet e radhes por ne ato pasardhese, duke supozuar qe partite nuk mund t’i shquajne interesat e tyre pas 5-6 vjetesh. Ne amerike eshte ajo qe njihet si gerrymandering, apo ndryshimi i hartes elektorale se shteteve per zgjedhjet ne kongresin federal sipas interesit te atij ne qe ka shumicen ne kongresin e shtetit ne nje moment te caktuar. Nje kongresmen pa pike ndroje tha qe une besoj se republikanet bejne nje pune me te mire keshtu qe e ndryshoj harten ne menyre qe te favorizoj zgjedhjen e republikaneve.
    Qe shqiptaret per momentin ne orgazem do zhgenjehen keq nga listat e hapura kjo nuk ka pike dyshimi, njesoj sic u zhgenjyen pasi u lumturuan nga listat e mbyllura qe gjoja do nxirrnin idiotet dhe kriminelet nga parlamenti. E verteta eshte qe sistemi ka pak rendesi ne rastin shqiptar, por loja nga mjeshterat fugiste eshte ta nxjerrin sikur ai e ka te gjithe rendesine duke e spostuar vemendjen nga financimet e pista, mediat e kapura dhe lumi i parave te droges. Ne fund politika e gjen menyren per te shkerdhyer cfaredo sistemi, e vetmja gje qe ndryshon eshte kostoja. Tani mesa duket u binden qe kostoja e shkerdhimit te sistemit me lista te hapura eshte me e vogel sesa kostoja e injorimit te nje publiku dritshkurter qe eshte bindur se hapja e listave i zgjidh te gjitha. Ne fund do ndodhi fiks ajo qe thote Patozi ne fjaline e fundit dhe sigurisht do cimentohet bindja tek elita politike qe ky eshte populli me idiot dhe per pasoje me i lehte per t’u sunduar.

    1. O Ner. E ke thene shume bukur. Kjo ishte nje kauze e mullinjve te eres. U be me teper per te provokuar opoziten dhe per ndalimin e koalicioneve me shpresen se Ramalindja do dali force e pare. Duke manipuluar sigurisht. Ndalimi i koalicioneve nuk eshte kauze dhe opozita ketu duhet te ngulmoje fort. Ka luksin se drejtimi i eres eshte nga krahu ku sulmon opozita. Rama mbrohu kurve se do ta cajme bythen.

  3. Akoma vazhdon ky njeri i dështuar të mendojë se është qëndra e vëmendjes në politikën shqiptare ?
    Po e provove o lumëmadh të bësh karshillëk me PD e Bashën e katandise në një argat të Ramës duke bredhur nëpër mediat e tij për të vjellur vrer për Bashën.
    Bën mirë o Patoz që çdo ditë në mëngjez kur të ngrihesh nga gjumi, e të lash sytë, shihu në pasqyre e krahaso surratin tëmd me portretin e pastër të Bashës, për të luptuar se sa ipëlqyeshëm je për shqiptarët.
    Nuk e kam fjalën këtu për portretin fizik, por për portretin intelektual e portretin e njeriut normal.
    Ta siguroj o Patoz, se megjithë çoroditjen e madhe që kanë shkaktuar mediat e kapura nga soji i atyre që ju bën yzmet, tek shqiptarët naivë, po të futesh ti në ugjedhje me vota direkte të hapura, nuk ke për të fituar kurrë më shumë se partia e sharllatanit Spartak Ngjela.

  4. ca portreti ka Basha mer debil? Basha eshte nje idiot qe Edi Rama tall karin ketu e 7vjet dhe do vazhdoi te tallet edhe per nje 8 te tjera

    1. Midis portretit normal njerëzor e portretit anormal prej skicofreni, sigurisht që do të preferoja të parin.
      Sa i takon portretit të politikanit, midis një gazetari mediokër si Patozi apo një bojaxhiu që e shet veten si piktor, (Rama), sigurisht që do të preferoja një jurist me formim perëndimor.
      Që të më vërtetosh që nuk je “debil”, ma argumento me fakte se çfarë sheh pozitive tek portreti i Ramës.
      A e ka parë kush Bashën të dalë lakuriq në vende publike ?
      A e ke parë ndonjëherë Bashën të bëjë karagjozllëqe në publik, të tundet e shkundet e të bëjë mimika prej të çmenduri apo të flasë me fjalor të ndyrë banal prej rrugaçi siç bën Rama ?
      Krahasao historitë familjare të Bashës me Ramën.
      Çfarë mund të presësh nga një politikan që deri në moshën 50 vjeç nuk arriti të krijojë një familje normale, e bile edhe kur e krijoi, ka në familje tre fëmijë me baballarë të ndryshëm.
      Kur nuk je në gjendje që të udhëheqësh një familje normale që është bulëza e shoqërisë, si mund të udhëheqësh gjithë shoqërinë ?
      Sa i takon performancës udhëheqëse politike, Basha me detyrat që ka pasur në tre ministri, veç ka ndërtuar, ndërsa Rama nuk ka dhënë deri tani prova se është i aftë të ndërtojë vepra publike (veç këpurdhës), por shquhet për manitë e shkatërimit e betonizimit.
      E ke dëgjuar ndonjëherë Bashën që të ofendojë qytetarët, mediat apo kolegët e tij , siç bën Rama ?
      Këto janë tregues të portretit të një njeriu normal e nëse Basha bëhet nesër kryeministër e do të veprojë njëlloj si Rama, do të jem unë i pari që do ti përvishem me kritika.
      Nga marëzitë e Ramës përmenda vetëm 5% të tyre.
      Nëse Shqipëria do të kishte një sistem normal të drejtësisë, atij do ti dilnin qindra veprime jo thjeshtë anormale, por vepra penale që ndëshkohen edhe me burg.

  5. I paemer i 22e27 Rama nuk po tallet me Bashen por me gjithe shqipetaret Duke perfshire e ty . Sa per dieni Basha e nxori Ramen e sharlantanet lakuriq ne syte e nderkombetareve , ne syte e shqipetareve Sa per patozet Jane te neveriteshem sepse perdoren nga Rama si leter higjenike

  6. Patozi dhe Murrizi, per arsye te ndryshme jane si nje m*t i ndare pergjysem. Patozi megjithese me letra ka qene spiun i sigurimit, ndoshta keto iu perdoren ne momentin kur hyri ne votime vitin e shkuar, ishte nje pene e forte ne opozite. Shumekush e ka simoatizuar per ato qe shkruante gjate 4-vjecarit te pare te rilindjes. Nuk pati te ndenjura te kandidonte kunder Bashes per kryesimin e PD dhe iu kundervu. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Pati shume qe iu kundervune Bashes sidomos pas humbjes se 2017. Ama, jo te gjithe ata qe iu kundervune Bashes, iu bene paterice Rames. Murrizi qe dikur askush nuk ia kishte degjuar zerin ne parlament dhe Patozi nga jashte parlamentit sherbyen si paterica per Ramen qe aktualisht i ka te dyja kembet e keputura. Me ndihmen e ketyre dy patericave, Rama po mundohet te mbahet ne kembe, por nuk dihet se sa do mund te ece perpara sepse patericat vertet ndihmojne, por edhr sqetuĺlat kane nje kufi durimi. Patozi ngjet shume me Mero Bazen qe pasi nuk la gje pa thene per Ramen, pasi i thyen dhembet ne 2005 ne Tepelene, per interesa ekonomike iu shit Rames dhe nuk pati piken e turpit te peshtynte ate qe kishte lepire dhe te lepinte ate qe kishte peshtyre. Sjellje tipike njerezish pa bindje, pa ideale dhe te dhene pas parase. Murrizi gjithashtu cdo gje e beri per interesa ekonomike personale dhe prandaj keta njerez duhet te permenden ne librat e historise si turp i shoqerise shqiptare dhe nuk mund te jene as me pak dhe as me shume, por leter higjenike e perdorur.

  7. Patoz, ik tani se s’kemi kohë të merremi me ty, kemi peshk më të madh në tigan për të fërguar.Ty të kanë mbetur vatëm halat.

  8. Keni mediat kundër, e para. E dyta, nuk keni fonde për fushata dhe pa fushata të mirëfillta, nuk ju njohin aq shumë njerëz sa të bëni diferencen në vota. Dhe e treta dhe me e rëndësishmja, intelektualët Shqiptarë që janë në publik janë pothuajse të gjithë të kompromentuar, të ezauruar, të anshëm, të dekurajuar, të shitur një pjesë e mirë e tyre dhe, që ti vësh kapakun, fund e krye të pamoralshëm. Ata intelektualë që nuk janë publik, dhe nga këta une vetë njoh plot, dhe ka plot, janë përballë të njëjtave probleme; media dhe fondet. Kështu që Patozi, kot lodhesh sepse bretkosat janë jo vetëm zier, por po i hanë me aq lezet. Dhe nuk ka merak për politikanët tanë, ka bretkosa plot për vite e vite të tjera me rradhë.

  9. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

  10. Patoz degjenerata qe nga familja dhe politika, ne fakt gjithe keta politikan qe jan degjenerata nga familja jan te degjeneruar ne politik,ne shoqeri, ne jete, dhe kudo jane te shthurur nga goja nga veprimet nga veshjet nga shijet, nga mendja, kapakun e degjenerimit ne politike ja ka vene Edvin degjenerata qe se ka shokun ose te krahasohet me asnje politikan be bote.

  11. O, titi! Per ty eshte mire? se kur zihen dy fiton i treti! Nese do mundesh te jesh, merret vesh, o titi gjak uj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *