• |
ide | kryesore

Arkëtime rekord, Franca revolucionarizon të drejtat tv: Ligue 1 përfundon në Netflix

-Instant, Sport



Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, që do të nisë në 21 gusht me ndeshjen mes Marseille e Saint Etienne, Ligue 1 do të arkëtojë 1,1 miliardë euro në sezon në të drejta TV, deri në 2024. E kampionati francez po bëhet edhe një laborator për të ardhmen e transmetimit të ndeshjeve. Sipas l’Equipe, në fakt, Mediapro ka përmbyllur një akord me Netflix për të zgjeruar më lehtë platenë e abonentëve.

Oferta e re e grupit spanjoll, – që bashkë me Canal+ e operatorin e telefonisë mobile Free i ka lejuar futbollit francez të kalojë catinë e një miliard euro në sezon në të ardhurat e të drejtave televizive -, thyen skemat, duke bërë inovacionin me një aleancë të padëgjuar. 6,7 milionë abonentët e Netflix në Francë mund të kenë mundësinë të shijojnë edhe përfaqësimet e Neymar e Mbappé, me rreth 5 euro më shumë në muaj. Një biznes edhe për platformën amerikane që mund të diferencohet nga konkurenca direkte e Amazon, Disney e Apple. Edhe pse Mediapro nuk përjashton akordet e reja pikërisht me shtëpinë nën të Iphone, ose me Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *