Ende 90 minuta për të kërkuar ti rrëmbejë Gonzalo Higuain rekordin e golave në Serie A (36), vendosur me fanellën e Napolit në sezonin 2015-2016. E pikërisht San Paolo, shaka e fatit, do të jetë stadiumi ku Ciro Immobile mund të futet në historinë e futbollit italian. Ndërkohë, falë golit ndaj Brescia-s është shkëputur nga Robert Lewandowski në klasifikimin për Këpucën e Artë, duke u programuar si italiani i tretë që e fiton në histori (pas Luca Toni e Francesco Totti).
Sulmuesi i Lazios mund të jetë i sigurtë për fitoren, duke qenë se ka 4 gola avantazh nga Cristiano Ronaldo. Por dihet që fenomeni portugez është i aftë për misione të tilla në kufijtë e pamundësisë, kështu që duhet pritur ende 90 minuta para se të pasojë zyrtarisht Lionel Messi (këtë vit i 5 me 50 pikë bashkë me Haaland e pas shpinës së Timo Ëerner) si mbret i goleadorëve europianë.
Pasi arriti Nordahl (Milan 1949-50), ungon edhe një gol për të barazuar Gonzalo Higuain, ndërsa për ta kaluar duhet një dygolësh të shtunën në mbrëmje në San Paolo. Nuk do të jetë e lehtë, edhe sepse të besuarit e Gattuso, pavarësisht se nuk kanë objektiv, duhet të mbeten të përqendruar në prag të kthimit të 1/8 kundër Barcelonës.