• |
ide | kryesore

Sarri kërcënon Lega-n, Juventus si Liverpool në Carabao Cup: “Kundër Romës me U23”

-Instant, Sport



Maurizio Sarri pranon që ajo që është parë në daljet e fundit nuk ka qenë një Juventus brilant, sidomos nga pikëpamja fizike, e shpjegon se për të mbërritur në mënyrën më të mirë në sfidën e Champions kundër Lion mund të merret një vendim i jashtëzakonshëm për javën e fundit të Serie A: “Probleme nga pikëpamja fizike? Na i krijoi Lega – ka thënë Sarri pas humbjes me Cagliari-n – Luajmë 5 ndeshje në 12 ditë. Të shohim në cfarë gjendje do jemi, por kundër Romës mund edhe të nxjerr në fushë Under 23 për të rikuperuar të tjerët kondicionin “.

Sarri sidoqoftë nuk është shprehur i shqetësuar nga humbja e shëmtuar kundër kuqebluve e është ndalur tek Cristiano Ronaldo, vecanërisht tek mirëkuptimi me Gonzalo Higuain: “Cristiano është një lojtar instiktiv, nuk është i kodifikueshëm në lëvizje e kjo është forca e tij. Duhet të jetë sulmuesi tjetër që adaptohet në atë që bën. Me pjesë e bënë mirë, por në një ndeshje si kjo na mungoi instikti për të finalizuar më mirë, gjë që e bëri kundërshtari. Nëse kërkohet shumë nga shokët? Mendoj se është e paevitueshme. Lojtari që ti zgjidh situatat kërkohet me insistim. Edhe pse ndonjëherë nuk është zgjidhja më e mirë”.

Tani pritja është e gjitha për kthimin e 1/8, por për zgjedhjet e formacionit është ende herët: “Sot kishim 9 të dëmtuar në shtëpi kështu që ca dyshime natyrisht që i kam. Patsaj do kem të tjerë në bazë të atyre që do të jenë gati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *