• |
ide | kryesore

Abuzim pushteti e të tjera: presidenti i FIFA-s, Infantino, hetohet në Zvicër

-Instant, Sport

Një hetim kundër presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino, ka nisur tashmë në Zvicër: prokurori federal i jashtëzakonshëm Stefan Keller “ka nisur një procedim penal në ngarkim të presidentit të Fifa-s Gianni Infantino e të ministrit publik të Alto Vallese Rinaldo Arnold”, në vecanti për “abuzim të autoritetit”, “thyerje të sekretit të zyrës” e “pengim të një veprimi kriminal”.


Lajmërimi për procedimin ka ardhur pas dorëheqjes së prokurorit të përgjithshëm zviceran Michael Lauber, i akuzuar për administrimin e cështjes së Fifagate. Lauber, në atë kohë përgjegjës i hetimeve, e Infantino janë takuar informalisht në disa raste në 2016 e në 2017, duke ngritur pyetje për një përfshirje të mundshme.


“Njerëzit e kujtojnë mirë se ku ishte Fifa si institucion në 2015 e sa e nevojshme ishte një ndërhyrje e drejtësisë për të kthyer besueshmërinë e organizatës. Si president i Fifa-s, ka qenë objektivi im që në fillim, e mbetet objektivi im, të ndihmoj autoritetet të hetojnë mbi parregullsi të kaluara në Fifa”: Infantino, e ka komentuar kështu hapjen e një procedimi penal ndaj tij. “Mbështes plotësisht procesin gjyqësor e Fifa mbetet e disponueshme të bashkëpunojë me autoritetet zvicerane për këtë qëllim – ka shtuar ai – . Të takoj Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës është krejtësisht e kuptueshme dhe e ligjshme. Nuk është thyerje e asgjëje. Përkundrazi, bën pjesë në detyrat e presidentit të Fifa-s”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu