• |
ide | kryesore

Goli fantazëm në Sheffield-Villa, rrëzoi Bournemouth: klubi do të hedhë në gjyq Hawk-Eye

-Instant, Sport



Bordi drejtues i Bournemouth do të mblidhet në fundjavë për të diskutuar mundësinë e një kërkese për dëmshpërblim nga Hawk-Eye, agjensia që furnizon Premier League me goal-line technology. Cherries, që zbritën nga kategoria pas pesë sezonesh, paguajnë shtrenjtë mungesën e vlerësimit të një goli shënuar nga Sheffield United kundër Aston Villa (ndeshje e përfunduar 0-0), pavarësisht se topi kishte kaluar linjën e portës, për shkak të mungesës së funksionimit të sistemit teknologjik. Të dielën e kaluar, pa atë pikë, Villans do të ishin rrëzuar nga kategoria për diferencë golash, ndërsa Bournemouth do të kishte shpëtuar.

Sipas klubit anglez, goli evident që nuk u pa në atë ndeshje kontribuoi në shpëtimin e Aston Villa e si pasojë në rrëzimin e kuqezinjve. Pas ndeshjes, vetë Hawk-Eye skishte kërkuar ndjesë, duke pretenduar në një komunikatë se “shtatë telekamerat e vendosura rreth zonës së golit ishin mbuluar në mënyrë të pazakontë nga portieri, nga mbrojtësi e nga sulmuesi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *