• |
ide | kryesore

Misteri që rrethon dëmtimin e Ilicic: lojtari nuk dihet çfarë ka e kur do të kthehet

-Instant, Sport



Gjendja e Josip Ilicic vazhdon të jetë një mister. Fantazisti slloven është i ndaluar tashmë që nga ndeshja me Juventus në 11 korrik, por kohët e rikuperimit vazhdojnë të jenë të paditura edhe pse Atalanta ruan kujdesin më të madh për këtë cështje. Fillimisht jashtë për një problem në kavilje, Gasperini ka njoftuar se me shumë mundësi lojtari nuk do të jetë në dispozicion për Champions League, ndërsa sipas Corriere della Sera rrezikon të humbasë edhe fillimin e sezonit të ardhshëm.

Sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport, futbollisti ndodhet aktualisht në Slloveni, ku kishte dëshirë të kthehej, me lejen e klubit, për të tentuar të rikuperojë sa më shpoejt e të kalojë kohë me familjen. Ilicic duhet të qendrojë disa ditë në vendlindje, sipas akordit me Atalantën, e shpreson të kthehet në Bergamo i rigjeneruar pas një periudhe të errët që pasoi karantinnë. Për ta parë në Final Eight të Champions në Lisbona, sipas gjasave, duhet vërtetë një mrekulli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *