• |
ide | kryesore

Skënderbeu ‘tifoz’ i Tiranës në finalen e Kupës: ka një motiv serioz

-Instant, Sport



Kush mund ta mendonte se java e fundit e Superiores, edhe pse statistikore, mund ti hapte rrugë një skenari thriller për fund sezoni, në të cilin mund të përfitojë edhe Skënderbeu i dënuar, përvec katër forcave që do të përfaqësojnë vendin tonë në kompeticionet Europiane. Gjithcka nisi 90 minutat e fundit të kampionatit, me një rrokadë jo dhe aq të papritur të Skënderbeut me Teutën, respektivisht në vendin e katërt e të pestë të klasifikimit. Bardhekuqtë e Ilir Dajës shkatërruar Partizanin në Korcë, ndërsa në Durrës Teuta u rrëzua në goditjet e Tekos e Nwabuezes.

Në këto pozita është Skënderbeu që shkon në Europa League përmes kampionatit, por duke qenë i dënuar, në pritje të shprehjes së Gjykatës Federale të Zvicrës, përfaqësimi kalon gjithësesi tek Teuta, që në të gjithë skenarët e mundshëm e ka të siguruar prezantimin në Europa League. Në të kundërt, për korcarët ka vetëm një skenar që e bën të arrijë misionin, atëherë kur nuk e mendonte më: finalja e Kupës së Shqipërisë, të cilën duhet ta fitojë Tirana. Trofeu është shumë joshës për durrësakët, që duan një mbyllje të denjë për sezonin që bënë, por nëse fitojnë ata, shkojnë në Europa League si fituese e kompeticionit, gjë që do ta linte jashtë Europës Skënderbeun.

Nga ana e tyre bardhekuqtë ëndërrojnë Tiranën fituese, që gjithësesi do të luajë në Champions, duke i hapur vendit të katërt në Superiore rrugën për Europa League. Kështu, korcarët do të digjnin një vit nga dënimi 10 vjecar i dhënë nga UEFA dhe në Europë do të luante sërisht Teuta: skenar që i lë të gjithë të kënaqur…gati të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *