• |
ide | kryesore

Foto/”The Sun” tallet me Xherdan Shaqirin, pasi paparacët e kapin në jaht me tre femra

-Instant, Arkiva, Sport



Mediat angleze kanë vènè nè loje futbollistin e Liverpol, Xherdan Shaqirin, pasi ai u kap nga paparacët në shoqèrinè e tre vajzave një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të festojë, në shoqëri të këndshme por, tabloidi britanik “The Sun”, është tallur me moskujdesin e futbollistit shqiptar nga Zhegra, duke thënë se ai ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, si ngjyra e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri harron kremin e diellit dhe tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, apo do të bëhet me tjetër skuadër.



6 Comments

  1. Qe shkon me femra, mire ben. Djale i ri eshte dhe nuk ka akoma lidhje serioze.
    Po breket , pse i mban kaq poshte, nuk e kuptoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *