• |
ide | kryesore

Haaland bën gol edhe me pushime: në Ibiza me Ivana Knoll, yllin e Botërorit të Katarit

-Instant, Sport
Knoll



Ivana Knoll, bukuroshja që u kthye në një yll absolut në Botërorin 2022 për shfaqjet e saj pikante në stadiumet e tribunat e Katarit, ka goditur sërish. Publikimi i një foto në Ibiza së bashku me Erling Haaland e shoqëruar nga dy zemra ka krijuar shumë zhurmë. Kushedi si do ta ketë marrë e fejuara e sulmuesit të Manchester City, Isabel Haugseng Johansen…

E të mendosh që në një intervistë të dhënë pas Botërorit në Katar, kroatja kishte thënë hapur së shumë futbollistë i shkruajnë. Haaland në Botëror nuk ishte dhe i ka parë ndeshjet nga TV. E aty sigurisht nuk mund të mos ketë pikasur modelen sexy Ivana Knoll. Pastaj nëse i ka shkruar, apo janë takuar rastësisht, është një tjetër histori.

Lexo më tej: Ivana Knoll, tifozja bukuroshe kroate zbulon: “Shumë lojtarë të impenjuar në Botëror më shkruajnë mesazhe”

Ivana Knoll ishte një nga bukuritë e Botërorit të Katarit. Ish-miss Kroacia nuk mungoi në asnjë ndeshje të ballkanasive, edhe pse premtimi i saj joshës nuk shërbeu shumë për kroatët: “Nëse Kroacia fiton Kupën e Botës, flamuri (kuptohet si rrobat me ngjyrat kroate që vesh) do të bjerë…”. Ivana Knoll ishte në qendër të vëmendjes së medias për shkak të veshjes së saj sexy në stadiumet konservatore të Katarit. Vetë bukuroshja ka shpjeguar se për Kupën e Botës janë lejuar disa përjashtime: “Unë respektoj ligjet e rregullat e vendit”, tha ish-Miss Kroacia. Knoll në fakt është akuzuar se është mos respektuese ndaj vendit organizator. Por burrat në Lindjen e Mesme janë hutuar sa shumë prej saj, sa i kanë bërë edhe fotografi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *