• |
ide | kryesore

Haaland frikëson City, mund të largohet: pengesa Mbappé e klauzola prej 200 milionë euro

Sport
Haaland



“Unë jam i lumtur te Manchester City, por nuk mund ta dish kurrë se çfarë do të sjellë e ardhmja”. Fraza e artikuluar nga Erling Haaland te Citizens është dukur si një kambanë e vërtetë alarmi. Sulmuesi norvegjez, asnjëherë banal kur flet, e dinte mirë se sa zhurmë do të bënte dalja e tij publike. E nuk është rastësi që fytyra e tij spikat sot në të gjitha gazetat kryesore angleze. “Ai është mirë…për momentin” është titulli i madh i Daily Star. Në Angli tashmë kanë filluar të fantazojnë për manovra të mundshme për të ardhmen. Guardiola nuk resht së përkëdheluri xhevahirin e tij, por kujdes në verën tjetër: 23 vjeçari nga Leeds ka një klauzolë për tu liruar nga Citizens.

Në moshën 23-vjeçare ai tashmë ka fituar një Champions League dhe është në mesin e elitës së futbollit. Shumë e konsiderojnë atë një robot të vërtetë. “Unë fokusohem kryesisht te futbolli, po luajmë ndeshje shumë të rëndësishme – tha ai dje në një konferencë për shtyp. Nuk po mendoj për një kontratë të re”.

Lexo më tej: Video/ Guardiola e bën përsëri: Haaland i shënon 5 gola Luton, por zëvendësohet dhe rekordi i mbetet Messit

KLAUZOLA, VETËM JASHTË ANGLISË

Ndoshta do ta mendojë më vonë, me Real Madrid që kurrë nuk ka reshtur së vëzhguari. Norvegjezi është i preferuar i Florentino Perez, por ardhja e Mbappe duket se i ka mbyllur derën (përkohësisht) atij. Ndaj i duhet kushtuar vëmendje PSG-së me Al-Kheaifin që gjëmonte pak orë më parë: “Tashmë po punojmë për të ardhmen”. Të gjitha janë sugjerime, për momentin në mes të së vetmes siguri: në qershor 2024, ish-lojtari i Borussia Dortmund mund të çlirohet nga City me një pagesë prej 200 milionë eurosh. Kështu thuhet në klauzolën në kontratën e hartuar dy vite më parë me Citizens. Kjo klauzolë, megjithatë, zbatohet ekskluzivisht për klubet jo-angleze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *