• |
ide | kryesore

Deklarata/ Xherdan Shaqiri një patriot…zviceran!

-Instant, Sport



Të gjithë ata që janë entuziazmuar nga shqiponjat e Xherdan Shaqirit teksa shënonte kundër Serbisë në botëror, apo me këpucët e tij ku mban flamurin e Kosovës duhet të tregohen të matur dhe të durishëm. në 23 shtatorin e ardhshëm Shaqiri do të sillet si një patriot, por ama zviceran. Ai do të luaj në Prishtinë  në një ndeshje të vlevshme për kampionatin europian kundër vendit të tij të origjinës, i cili pretendon të kualifikohet për herë të parë në këtë kompeticion. Por Shaqiri ka premtuar se do të luajë me 100% të mundësive kundër Kosovës. “Unë luaj për Zvicrën. Por unë u linda në Kosovë dhe i dua të dy vendet. Do të jap 100% për Zvicrën. Do të jetë një çast krenarie sigurisht. Do ta shijoj çdo çast të lojës atje sepse do të vijë e gjithë familja ime. Do të jetë emocionale për mua. Dhe jam i sigurt se do të më mirëpresin shumë ngrohtë”, tha Shaqiri gjatë një interviste për The Guardian.

Lexo me tej:

Rrëfimi i Xherdan Shaqirit/ “Sekreti i flamujve në atletet e mia”

Zvicra është kryesuese e Grupit I pasi ka fituar dy ndeshjet e para, duke shënuar tetë gola dhe duke mos e pranuar asnjë. Kosova, ndërkohë, është e treta me vetëm dy pikë pas dy barazimeve zhgënjyese në dy ndeshjet e para në mars. Ndeshja mes tyre në 23 shtator pritet të jetë përcaktuese, sidomos për fatin e Kosovës në tentim për t’u kualifikuar në një evropian për herë të parë.



1 Comment

  1. Si deklarate para zvicerianeve, qe de jure i perfaqeson,eshte korrekte, dhe normal qe i bie te thote keto qe ka thene,se po tha te kunderten nuk zgjidh gje, perkundrazi. Tani mos te pretendojme qe ai te beje ate qe duam ne,qe na leverdis ne, e nderkohe te tregohet jo korrekt dhe mosmirenjohes ndaj shtetit qe perfaqeson, perndryshe do ishte pabesi ndaj besimit te zvicerianeve ndaj tij,pra do prishte edhe imazhin e shqiptarit. Proven ndaj shqiptareve Shaqiri dhe Xhaka e kane dhene me shume se njehere,jo si Januzaj psh qe ka bere te kunderten. Tani barra u takon lojtareve te Kosoves te djersisin e ta fitojne ndeshjen kunder Zvicres e jo te presim nga Shaqiri ndonje dhurate. Ne anen tjeter Shaqirit i takon te mos jete i motivuar por te verproje si Xhaka kur Zvicra lujati ndaj Shqiperise, pra te “shperdoroje” ose te pakten mos kerkoje raste per tna bere gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *