• |
ide | kryesore

Fqinjët e vrasësit: Të arrestohet doktori që e liroi nga psikiatria!

-Instant, Lajme, Të fundit

Vrasja makabre në Pogradec ka tronditur edhe fqinjët e familjes Çekiçi, të cilët fajësojnë shtetin për këtë ngjarje dhe kërkojnë arrestimin e doktorit, që la të lirë nga psikiatria autorin.

“Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar. Thonë që përdorte lëndë narkotike. ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë. Thonë që thërriste ndihmë ndihmë. duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori. kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten”, tha një prej banorëve.


Autori me probleme mendore që masakroi me thikë nënë e tij pasditen e sotme është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë. Ai gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë.

3 Comments

  1. Doktori qe e ka leruar duhet te jete edhe ai psikopat,vetem psikopatet lerojne psikopatet dhe ne Shqiperia ka shume psikopate, ne rruge, ne polici, ne gjykate ne parlament kudo i gjen psikopatet.

    Kini kujdes prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu