• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Gjykata Federale “djeg” përfundimisht Skënderbeun. Reagon klubi: “U cënuan rëndë parimet e të drejtës”

-Instant, F1, Sport



Më keq nuk mund të shkonte. Gjykata Federale e Zvicrës është shprehur tashmë zyrtarisht, duke lënë në fuqi vendimin e CAS për të përjashtuar klubin e Skënderbeut për 10 vjet nga kompeticionet europiane, që vlejnë vetëm në rast se bardhekuqtë arrijnë të sigurojnë një vend kualifikues në përfundim të një sezoni. Vendimi i shprehur nga Gjykata Federale bërë publik nga klubi bardhekuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Një gjë e tillë, natyrisht duhet të jetë mësuar dicka më herët nga klubi korcar dhe u kuptua nga largimi i teknikut Ilir Daja drejt Partizanit, për të cilin presidenti Takaj kishte deklaruar se pret vetëm përgjigjen e Gjykatës Federale, që u mësua dy ditë pasi tekniku ndryshoi klub. Trupa gjykuese prej 5 antarësh, votoi 3 kundër dhe 2 pro ankimimit të klubit korçar, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga CAS.

Skënderbeu po shqyrton tashmë të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke shprehur inisistimin në investimet në klub pavarësisht efekteve tejet të rënda nga dënimi 10 vjecar nga pjesëmarrjet në kompeticionet europiane.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/3182662105104822



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *