• |
ide | kryesore

Motra e Sharon Stone infektohet me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja  Sharon Stone, ka zbuluar me anë të një statusi se motra e saj Kelly është infektuar me Covid-19.

Sharon ka zbuluar pamjet nga dhoma ku duket një tub gjigand oksigjeni dhe bën me faj të gjithë ata që nuk mbajnë maskë. “Motra ime Kelly, e cila ka edhe lupus, tani është me Covid-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju të ‘jo-maskave’ ia bëri këtë. Ajo nuk ka sistem të fortë imunitar. I vetmi vend ku ka shkelur është një farmaci. Nuk bëhet testim në qarkun ku ajo banon nëse nuk shfaq simptomat. Por edhe nëse e bën testin do duhet të presësh 5 ditë. A mund të përballeni ju me këtë dhomë, vetëm? Vendosni një maskë! Për veten dhe të tjerët. Ju lutem”, shkruan Stone.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *