• |
ide | kryesore

“Nuk jam më i miri në botë”: 19 vjeçari Davies modest, Flick ka gati planin anti-PSG

-Instant, Sport



Bayern në finale, ashtu si parashikohej dhe tani kundër Paris Saint Germain është favoriti kryesor për trofeun e Champions League. E megjithatë tekniku Flick i ka dhënë meritë Lyon, kundërshtari i kaluar në gjysëmfinalen e mbrëmshme: “E dinim se do të ishte e vështirë, Lyon kishte ardhur me përfaqësime të mëdha të bëra kundër City e Juventus. Janë të fortë taktikisht e na krijuan probleme”. Hansi Flick, për faqen zyrtare të Uefa-s, ka hedhur sytë nga finalja. “Psg është një skuadër e madhe. Do të analizojmë disa gjëra, e dimë që kanë lojtarë të shpejtë. Do të mundohemi të organizojmë mbrojtjen tonë, por e dimë që forca jonë e madhe është duke vënë nën presion kundërshtarët”, përfundoi tekniku.

Një tjetër provë e madhe për Alphonso Davies, që nuk e ka fshehur lumturinë për sezonin që po përjetoj, duke folur për Sky pas fitores 3-0 ndaj Lyon: “Èshtë një emocion i madh, tani festojmë por mendimi është që tani në finale. Ajo që po jetoj është një ëndërr që po realizohet, një ndjesi e jashtëzakonshme. Unë një nga më të mirët në botë? Nuk besoj, përpiqem të bëj gjithnjë më mirë në cdo ndeshje. Me Psg do të jetë një ndeshje e madhe, nga ato që ëndërron i vogël, jam shumë i entuziazmuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *