• |
ide | kryesore

Studiuesit finlandez besojnë se kanë gjetur një kurë për të luftuar hangover-in

-Instant, Paparazzi, Slider



Një grup studiuesisht finlandezë besojnë se kanë zbuluar atë që njerëzit po e kërkonin prej shekujsh: një kurë për hangover-in. (Hangover – dhimbje e rëndë koke ose pasoja të tjera të shkaktuara nga konsumi i tepërt i alkoolit.)

Netët që zgjasin deri në mëngjes me muzikë të lartë dhe alkooli që konsumohet, mund t’ju bëjnë të pendoheni për ditët në vazhdim, por mbase dhe atyre “vuajtjeve” u erdhi fundi.

Studimi i botuar në revistën “Alkooli dhe të Alkoolizuarit”, nga studiuesit e universitetit të Helsinkit dhe atij të Finlandës Lindore, thonë se:
“Një dozë prej 1.200 miligram aminoacid L-cisteina duket se funksionon për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe për të reduktuar të vjellat, ndërsa një dozë prej 600 miligramësh ndihmon në zbutjen e stresit dhe ankthit.”

Studimi rastësor, kishte 19 vullnetarë, burra të shëndetshëm, të cilët konsumuan doza alkooli të caktuara, gjatë tre orëve, në një ambient të kontrolluar. Vullnetarëve, iu kërkua më pas të gëlltisnin tabletat, që përmbajnë edhe suplemente vitaminash.

Studiuesit thonë se përveçse redukton dhe ndoshta dhe eleminon tërësisht hangover-in, L-cisteina gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e nevojës për të pirë përsëri ditën tjetër, duke zvogëluar kështu rrezikun e varësisë nga alkooli.

Konsumi i shpeshtë i alkoolit është i zakonshëm në Finlandë dhe më shumë se gjysmë milion banorë janë të rrezikuar nga pirja e tepërt.

Studimi kaloi në një sërë vështirësish. Disa pjesëmarrësh nuk ishin në gjendje të kosnumonin të gjithë alkoolin e kërkuar dhe u përjashtuan, disa të tjerë kishin nivele të larta të tolerancës dhe nuk patën asnjë simptomë hangover-i dhe disa të tjerë u përjashtuan pasi kërkuan të rrisnin dozat e alkoolit. Sidoqoftë, përfundimi i studimit duket i kënaqshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *