• |
ide | kryesore

Trey Songz akuzohet për sulm seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari Trey Songz së fundmi është përballur me akuza për sulm seksual.

Akuzat ndaj Trey Songz erdhen pasi modelja Celina Powell dhe shoqja e saj Aliza e akuzuan atë për shfrytëzim seksual.Gjatë diskutimit, Aliza tha se Songz e mbajti atë kundër vullnetit të saj në një dhomë hoteli, mori çantën dhe telefonin e saj dhe urinoi mbi të. Ajo gjithashtu tha se paraqiti një raport policie kundër Trey Songz për mbajtjen peng të saj, por  më vonë terhoqi akuzat. “Zakonisht qëndroj i qetë për këtë por ndiej se në shumë mënyra lëvizja për të luftuar për gratë që në të vërtetë kanë pësuar ngacmim dhe abuzim në nivele të ndryshme, është rrëmbyer nga ata që e shohin të përshtatshëm për veten e tyre të dalin ndërsa kërkojnë të shkatërrojë jetën e dikujt”, ka thënë Trey pasi ka dëgjuar akuzat.Tani, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gërmuar nëpër arkiva për të gjetur një intervistë të vitit 2015 të këngëtares shqiptare Bebe Rexha e cila, gjatë një interviste, ndau historinë e saj të takimit me Trey Songz.Sipas Bebe Rexhës, ajo kishte shkuar në një dasmë ku ishin rreth 50 të ftuar. “Trey gjoja ishte aty me të dashurën e tij. Më vonë, Rexha tha që ajo ishte në pishinën e rezidencës kur Trey Songz iu afrua, e shtyu drejt murit dhe u përpoq ta puthte. “Le ta bëjmë këtë”, i kishte thënë ai asaj.Bebe Rexha deklaroi se ajo refuzoi  dhe se më pas Trey i kishte thënë se ai thjesht po e tallte. Këngëtarja u shpreh se fakti qe po e tregon ngjarejn mund ti sjell shumë telashe  dhe shtoi se ndodhi dhe diçka tjetër që ajo nuk dëshiron ta përmend.Intervista e rikthyer në fokus është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *