• |
ide | kryesore

“Më e lehtë Messi tek PSG”: menaxheri i Neymar i mbyll derën Barcelonës me një paralajmërim

-Instant, Sport



Wagner Ribeiro, menaxheri i Neymar, përjashton një rikthim tek Barcellona të të asistuarit të tij. “Ka patur një moment në të cilin ishte i trishtuar për shkak të dëmtimeve – ka thënë për Placar – Në atë moment ishte gati të nisej, të kthehej tek Barcelona ose të shkonte tek Real. Jo sot, mund ta dallosh lumturinë e tij. Eshtë i lumtur e mendoj se do të qendrojë tek Psg për të paktën dy vjet. Sot, pa dyshim, është më e lehtë për Messin të shkojë tek Psg se për Neymar të kthehet tek Barcelona”.

O Ney, ndërkohë, ëndërron të fitojë trofeun e dytë të Champions League e ndihet mirë nën Tour Eiffel. “Bëj shaka me të: të jetosh në qytetin e dritës, ku të gjithë duan të shëtisin, të shijojnë kulinarinë franceze, të jetojnë në një shtëpi të bukur, me miqtë e familjarët pranë, të luash në një nga klubet më të mirë në botë, me gjithcka për të cilën një njeri ka nevojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *