• |
ide | kryesore

8 muaj pa patentë e gjobë: në Torino Arthur i duhet shofer

-Instant, Sport



Tetë muaj pa patentë e gjobë prej 1.200 euro. Ky është dënimi – sipas asaj që bën të ditur ‘As’ – për blerjen e re të Juventus, Arthur. Në ditët e kaluara, mesfushori braziliano, që mbërriti në Torino si pjesë e operacionit që coi Miralem Pjanic tek Barcellona, ishte protagonist i një aksidenti me Ferrarin e tij në Palafrugell, në Costa Brava.

Nga testi i alkolit, të cilit iu nënshtrua nga policia lokale, rezultoi se niveli i tij i alkolit në gjak ishte dyfishi i lejuar në Katalonjë, duke kaluar kështu në cështje penale. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Arthur rrezikon të frekuentojë një kurs rehabilitimi për të mundur të kthehet të ngasë makinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *