• |
ide | kryesore

Periudhë e zezë për Conte: mashtrohet në Londër për 30 milionë euro

-Instant, Sport



Momente të vështira për teknikun e Inter Antonio Conte. Pas humbjes në finale të Europa League kundër Sevilla e dyshimit nëse do të jetë trajneri i Inter në sezonin e ardhshëm, zbulohet edhe një mashtrim që vetë Conte ka pësuar, duke i rrezikuar tani rreth 30 milionë euro. Ato që e kanë zyrtarizuar historinë janë dy vendime të Gjykatës tregtare angleze. E para – raporton La Verità – i takon mesit të korrikut, e dytë në gusht.

Conte, së bashku me shtatë të tjerë mes të cilëve edhe Superb Sport Limited, ka bërë ankimim në Gjykatën tregtare të Londrës pasi kanë kuptuar se kanë përfunduar në një mashtrim që Massimo Bochicchio, financieri italiano titullar i shumë shoqërive të investimeve, kishte bërë përmes shoqërisë së tij Kidman.

Sipas ndërtimit të ngjarjes, menaxheri i ka premtuar investime të frytshme e me rendiment të lartë që do ti conte në pagesën e 33,1 milionë euro brenda 30 qershorit 2020 që në realitet nuk ndodhi kurrë. Në këtë pikë tetë “të mashtruarit” kanë provuar të kërkojnë të paktën shumën e investuar, duke zbuluar se edhe adresa email e dhënë ishte false.

Në këtë mashtrim të pretenduar ka edhe disa dokumente false të HSBC, një nga bankat më të rëndësishme të investimeve në botë ku vetë Bochicchio ka punuar në të kaluarën. I njëjti institucion krediti shpjegoi në gjyq se nuk ka asnjë rol tek Kidman, as se ka ndonjë lloj lidhjeje përmes filialeve të tij, ndërsa vetë Bochicchio mohoi përfshirjen e HSBC në gjykim. Paratë që iu besuan atij u investuan në mënyra të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *